Idea e bashkimit të diasporës - alternativë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Diaspora

Idea e bashkimit të diasporës - alternativë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Nga: Petrit Aliaj Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Ndodhemi në Greqi, mbasi kemi udhëtuar nga tre shtete të ndryshme për takime pune në Tiranë e Prishtinë, ku na priste kolegu ynë Xhevat Fetahaj, anëtar i kryesisë qendrore. Të nesërmen marrim rrugën drejt Shkupit e më pas në Selanik e Athinë  të ftuar nga drejtuesit e shoqatës Emigranti në Greqi, iniciatorë në konkretizimin e idesë së Lobit E.A.SH. për bashkim të mërgatës shqiptare në Botë.

Delegacioni i ynë ka në përbërje të tij përfaqësues nga tre shtete në të cilët jetojnë e punojnë një numër i konsideruar emigrantësh shqiptar.                 

Në krye të delegacionit është kryetari i Lobit E.A.SH, zoti.Shukri Ymeri i ardhur nga Gjermania, zoti Sutki Z.Hulaj nga Zvicra, përfaqësues i kryesisë qendrorë në bashkëbisedime e  takime direkte dhe përfaqësues i degës së L.E.A.SH në Zvicër. Nga Italia si përfaqësues dhe sekretar i përgjithshëm i L.E.A.SH ishte z Petrit Aliaj.                                                                                                                                                                                           

 Sapo kemi mbërritur në hotel “Novus City” të pritur nga miqtë tanë Arben Cani, Petrit Selmanaj e Vladimir Selamaj që të tre aktivista të hershëm e mjaft rezultativ në marrëdhëniet e tyre me komunitetin shqiptar në Greqi, të cilët janë edhe  promotorë të krijimit të degës së Lobit E.A.SH.për mërgatën e Greqisë.

Siç edhe ishte parashikuar, mbas ditën e së dielës me datën 15 prill 2018 në sallën e konferencave po në  hotel “Novus City”,patëm kënaqësinë të njiheshim me grupin iniciator të cilin e paraqiti zj, Sara Gjoka me deklarimin e hapjes së punimeve të asamblesë themeluese.                                                                                 

Pas kësaj z.Vladimir Selamaj në rolin e drejtuesit të asamblesë ,vazhdon me paraqitjen e veprimtarisë së grupit dhe programin në vazhdimësi të takimit.

Me këtë rast ,ai ja kalon fjalën e përshëndetjes kryetarit të përgjithshëm të Lobit E.A.SH zoti Shukri Ymeri i cili konkretisht thotë : Mirë se jua gjeta të nderuar bashkatdhetarë .Me respektin me të madh për kontributin ,sakrificat, dashurinë e përpjekjet tuaja në ruajtje të gjuhës, trashëgimisë e traditave tona, integrimit në marrëdhëniet me vendasit ju falënderoj për këtë pritje të mrekullueshme e cila tregon dhe përforcon edhe një herë thënien se: diaspora ka qenë dhe është një burim jetik ekonomik për kombin në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm e funksional me të gjithë forcat progresiste në të ardhmen.                                                                                                                                                         

Siç edhe u informuan sot, këtu jeni të gjithë aktivista e përfaqësues të komuniteteve shqiptare në Greqi, vetë pjesëmarrja e juaj në këtë asamble tregon veç dëshirës edhe mençurinë për të shikuar më larg në marrëdhëniet tona për unitet e bashkëveprim, duke i kaluar hapësirat e shoqatave të cilat kudo janë të kushtëzuara në aktivitetet e tyre brenda, përbrenda një shteti.                                                                                

Prandaj ne sot jemi këtu për të hedhur urat tona të bashkimit me të gjitha shtetet nga vijmë e ku jetojmë.                                                                      

 --Zoti Shukri Ymeri, shpalosi angazhimet e marra për unifikimin e mërgatës Shqiptare, si një faktor kyç në pjesëmarrjen e saj reale të zgjidhjes për ndryshime .Historikisht theksoi z Shukri Ymeri, mërgata shqiptarë kudo e në veçanti ajo në SHBA, kanë luajtur rol vendimtar për Shqipërinë me kontributin e saj .Një kontribut i cili po të mungonte do të vinte në dyshim në se do ta kishim Shqipërisë në hartën e Botës, sikurse nuk do të kishim një Kosovë të çliruar apo një Maqedoni me ndryshime në bashkëjetesën dy etnike etj.

Në fjalën e tij z Shukri Ymeri sqaroi edhe pozicionin që Lobi E.A.SH. ka në marrëdhëniet n/kombëtare, me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga statuti e platforma e jonë në lobim e diplomaci, në politikat kombëtare e ndërkombëtare, si për krijimin e lidhjeve të fuqishme ekonomike e kulturore me fuqi investuese e një kohësisht edhe për një hapje më të madhe tonën për njohjen e faktorit shqiptar në mbarë Botën.

 Për historikun e Lobit E.A.SH, hapat e tij të para në mes polemikash dhe kontradiktash antagoniste, evitimin e rreziqeve nga qëndrimet bajraktariste në drejtim e mbajtjen larg saj nga korentet e ndryshme fetare, influencave partiake e për ta drejtuar e ruajtur këtë organizatë vullnetare me vlera mbarë kombëtare foli z Petrit Aliaj.

Ai shtoi se Lobi Euro-Atllantik Shqiptar, shikon më tej se qeveritë e partitë politike, më larg se federatat ,konfederatat ,shoqatat e të gjitha format e lidhjeve  tyre .Me shumë kujdes ne i ndërtojmë marrëdhëniet tona me të gjithë por duke evituar veprimtaritë e ndërhyrjen e elementëve përçarës të cilët shpesh herë në grup, përfitojnë nga raportet e lidhjeve të tyre fisnore për të ndikuar e zgjedhur në organet drejtuese përfaqësues nga parti të ndryshme politike.

Transparenca në marrjen e vendimeve të përbashkëta na bën të jemi të suksesshëm e të besueshëm përpara diasporës. Të jemi forcë dinjitoze që kërkon, bashkimin e mërgatës shqiptare. Aktivitetin tonë e bazojmë në të drejtat e plota që rrjedhin nga statuti, miratuar me dt,17 dhjetor 2016 në asamblenë e parë zgjedhore të mbajtur në qytetin Lorrach në Gjermani dhe e njohur dhe miratuar nga shteti Gjerman e nga drejtuesit më të lartë në B.E.(Bruksel).                                                                                                                                

Degët dhe n/degët e ngritura në Gjermani, Belgjikë, Norvegji, Austri, Zvicër e në Itali, ku vitin e shkuar na u bashkuan edhe drejtuesit e shoqatave të komunitetit Arbëresh në rajonin e Kalabrisë me përkujdesjen e veçantë të prof.dr. Antonio Bellusci ,prift arbëresh së bashku prof.dr. Damiano Guagliardi, president i 32 shoqatave Arbëreshe në Kalabri.(F.A.A)

Ndërsa sot në sajë të punës tuaj shtoi z Petrit Aliaj, po hedhim urën tonë të bashkimit në luftë me konceptet regresive, presionet, spekulimet e indiferentizmin, ndaj të cilëve jemi të vëmendshëm, për të qenë të besueshëm e konkret, të pandalshëm në punën tonë duke kontribuar pandashmërisht edhe në ruajtjen e përhapjen gjuhës sonë shqipe nga rreziku i asimilimit i cili ka kohë që troket në dyert tona.  

Zoti Petrit Aliaj e mbylli fjalën e tij me urimet për më shumë suksese, begati e lumturi familjare për asamblistët .

ImageSutki Z.Hulaj

Në fjalën e tij të përshëndetjes z Sutki Z.Hulaj përgëzoi dhe falënderoi organizatorët e këtij takimi mjaft të rëndësishëm për krijimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Greqi të bindur në atë çka bëjnë.                                                             

Më tej z.Sutki Z.Hulaj i u drejtua komisionit nismëtar me një falënderim të veçantë për besimin e tyre ndaj detyrës që ai kishte marrë përsipër si i ngarkuar nga kryesia qendrore e Lobit E.A.SH, për bashkëbisedimet me shumë korrektesë e të vendosur për ti shkuar punës deri në fund.                                                  

 Përveç të tjera z Sutki z.Hulaj tha se në gjatë gjithë këtyre ditëve, përveç përgëzimeve që kemi marrë nga kolegë, miq e simpatizantë të shumtë me bindje atdhetare, ndër të tjera  nuk na kanë munguar edhe shantazhet ,telefonatat anonime e presionet për të hequr dorë nga ky takim i sotëm.                                                                                                                               

Unë jam shqiptar që banoj në Zvicër, në Preshevë, Çamëri, Maqedoni, Mali i zi, Shqipëri e kudo por nuk tutem e i dënoj veprimet e deklaratat e disa individëve që shkojnë deri aty sa tu bëjnë thirrje komunitetit shqiptar të Athinës që Lobi të shikoj punët e veta se jemi ne që komandojmë këtu. Ne hasim për ditë persona pa ideale sahanlëpirës të të gjitha ngjyrave të cilët se kanë për gjë të deklarojnë se  ;atdheu im është Greqia Italia apo Gjermania ,ndërsa vendlindja Shqipëria. Zoti Sutki, z.Hulaj shprehu konsideratat më të larta për kryesinë e re që do të dalë nga zgjedhjet duke uruar suksese në rrugën e përbashkët që kemi zgjedhur. Ai shprehu falënderimet e respekte të pafund për pritjen e mrekullueshme të vëllezërve tanë në tokën Helene.

Më pas u vazhdua me propozimet dhe miratimet e emrave që do të jenë në organet drejtuese të kryesisë për degën e re të Lobit Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi. Në takim ishin mjaft nga miqtë tanë të respektuar për kontributin e tyre në mbrojtje për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi si; Edmont Guri, ish president i Federatës e Brikena Qamo zëdhënëse e komisionit për informim me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy federatave, asaj në Greqi F.SH.SH.G.dhe Fnai-t në Itali.                                       

 Mbas përfundimit me sukses të kësaj asambleje u takuam me mjaft aktivista e drejtues shoqatash të ndryshme në Greqi të ardhur nga Pireu, Kallamata, Patra, Lamia, Larisa, Volo etj. Veçanërisht ishte i bukur takimi me ndërmjetësen e negociatave zj, Miranda Dyrmishi e cila ishte një siguratriçe e suksesshme të cilën e kisha njohur shumë vite më parë në Durrës. Me miqtë e shumtë ,Përparim Shehu, Silvana Toska, Ersida Lekaj, Kostas Angjelos, Sami Shkalla, Agim Bega, Ferdinand Jorgo  etj. Poetja dhe mbështetësja e fuqishme për krijimin e Lobit E.A.SH. në Greqi zonja Safete Skartados(Mehja)me këtë rast më dhuroi librin e saj të ri, titulluar “Ska Jetë Pa Dashuri”.                                                                                         

 Kjo diasporë e stërlodhur e fyer dhe e përçarë nga intrigat dhe pa aftësia e liderëve shqiptarë në pushtet, kërkon transformime rrënjësore me të drejtën për të qenë pjesë integrale e kësaj shoqërie e cila po lëngon prej vitesh, ishin fjalët mbyllëse në përshëndetjen e tij falënderuese për detyrën që ju ngarkua në drejtim të kryesisë së re të degës Lobi Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi zotit Arben Cani ,një biznesmen i nderuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga banorët Grekë të zonës Glyka Nera. Shtojmë se Shoqata Emigranti në Greqi ka një shtrirje të konsiderueshme me degët e saja të ngritura në shumë rajone të Greqisë. Nën kryetar u zgjodh biznesmeni e miku i shqiptarëve z.Petrit Selmanaj, sekretare zonja Sara Gjoka e zëdhënës për shtypin z.Vladimir Selamaj të cilët në diskutimet e tyre përveç angazhimeve, vlerësuan përfundimet me sukses të kësaj asambleje të parë mjaft rezultateve me urimet më të mira për suksese në rrugën tonë të përbashkët.                                   

Mbas dita e vonë do t`ja lërë rrallën darkës së vëllazërimit siç e quajti adashi im Petrit Selmanaj në lokalin e tij në mes të Athinës ,faktin se vëllazëria e jonë përtej kufijve tradicionale në mes shteteve po ndërton urat e lidhjeve tona për mbarë mërgatën shqiptare. Le të shtohen këto ura për të mirën e shqiptarizmës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat