Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës

Diaspora

Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:16
Ramush Haradinaj në Slloveni

Diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë një takimi me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni.

Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha ai.

Haradinaj u zotua se qeveria që ai drejton do të jetë më afër bashkatdhetarëve  përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat