Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ftesë për mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe

Diaspora

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ftesë për mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:04
Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, i fton të gjithë mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe në Bavari, Këshillat e prindërve, përfaqësuesit e shoqatave dhe të bizneseve shqiptare, dy Konsullatat tona Shqiptare, që veprojnë në Munih, Ministrinë e Diasporës dhe atë të Arsimit, të Shqipërisë dhe të Kosovës, që përfaqësuesit e tyre të jenë të pranishëm në manifestimin e njëvjetorit të themelimit të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari.

Takimi mbahet më 29 prill 2018 prej orës 12: 00

Adresa: Lämmerstr. 3

             80335 München

Ky manifestim, do të mbahet nën përkujdesjen e KMPGJSH-së, në Bavari. Të Pranishme do t’i  kemi pëfaqësuesit e institucioneve tona:  nga Ministria e Diasporës dhe Ministria e Arsimit, të Republikës së Kosovës.

Manifestimi, ka për qëllim njohjen me veprimtarinë tonë njëvjeçare, po ashtu të arriturat,  sfidat që po përballemi, qëllimin, suksesin dhe synimin e KMPGJSH-së! Për nder të këtij përvjetori, do të kemi përgatitje artistike, recitale nga nxënësit e shkollës shqipe në landin e Bavarisë, nën përkujdesjën e mësimdhënësve, si dhe muzikë.

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe, ndihmon për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar, në mërgatë.

Pjesëmarrja juaj, të nderuar bashkëkombës, jo vetëm që na nderon dhe na inkurajon, por na jep forcë më tepër, që të jemi të vendosur në rrugën e rilindësve, për ruajtjen e traditës dhe kulturës kombëtare, kudo që jemi, në diasporë.

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat