E tmerrshme: Katër shqiptarë nga Kosova dhunojnë seksualisht tërë natën një grua nigeriane

Diaspora

E tmerrshme: Katër shqiptarë nga Kosova dhunojnë seksualisht tërë natën një grua nigeriane

Nga: P.R Më: 10 maj 2018 Në ora: 09:42
Konferenca e Policisë

Në Tirolin Jugor, në Nova Levante, është dhunuar brutalisht gruaja 27 vjeçare. Ajo ka qenë viktimë e dhunimit në grup.

E gjithë ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë natës së 3 dhe 4 majit në një apartament në Welschnofen, shkruan tirol.orf.at.

“Një burrë nga Kosova e ka sjellë gruan nga Nigeria, e cila punonte si prostitutë, te një vend ku ndodheshin edhe tre burra tjerë – poshtu nga Kosova. Aty, përkundër vullnetit të saj, ajo është mbajtur më shumë se orari i paguar dhe është detyruar seksualisht nga burrat tjerë. Ajo është dhunuar tërë natën, ndërsa është lëshuar në liri pa telefonin celular”, shkruan tirol.orf.at, përcjellë “Bota sot”.

Pas ankesës së 27 vjeçares, Polica ka nisur hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarit, ku në banesën e tyre janë gjendur shumë prova të cilat dëshmojnë krimin e kryer.

“Për shkak të udhëzimeve të hollësishme të gruas, zyrtarët ishin në gjendje për të siguruar shpejtë provat: Në banesën e të dyshuarve ata kanë gjetur telefonin celular të gruas, telefonat mobil të të dyshuarve me fotot lakuriq të grave”, shkruan tirol.orf.at.

Katër të dyshuarit u arrestuan si të dyshuar për përdhunimin në grup, heqjen e lirisë dhe grabitje ku më pas u dërguan në burgun e Bolzanos. Autorët jetojnë në krahina të ndryshme të Italisë veriore dhe punojnë si punëtorë në një vend ndërtimi në Welschnofen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat