Dalin pamjet, si ranë shqiptarët e arratisur në prangat e policisë greke

Diaspora

Dalin pamjet, si ranë shqiptarët e arratisur në prangat e policisë greke

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:29
Alfons Doçi dhe Emiljano Halili

Janë zbuluar nga mediat greke pamjet e arrestimit të shqiptarëve në Portin e Pireut, të premten.

Kujtojmë që dy shqiptarët u arratisën nga Porti i Pireut teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Mediat helene kanë publikuar gjithashtu pamje të banesës ku fshiheshin dy shqiptarët e arratisur. Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia të Athinës rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale.

Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke. Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat