LDK në Suedi do të shënojë 28 vjetorin e themelimit

Diaspora

LDK në Suedi do të shënojë 28 vjetorin e themelimit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:19
LDK

Nëpërmjet një Njoftimi, Kryesia e degës së LDK-së në Suedi, ka njoftuar se në manifesitmin që do të mbahet më 26 maj, e ku pos anëtarëve të kësaj dege, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, do të ndahen edhe mirënjohje për veprimtarët që kanë kontribuar në sensibilizimin e çështjes shqiptare, përkatësisht për lirnë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky është Njoftimi i degës së LDK-së në Suedi:

Me rastin e 28 vjetorit të themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi, kryesia e Degës organizon një manifestim në të cilin janë të ftuar anëtarët e LDK-së, simpatizantë të LDK-së, kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë dhe Degët e LDK-së në Diasporë.

Me këtë rast Dega e LDK-së në Suedi ka vendosur që t’ju ndajë MIRËNJOHJE veprimtarëve të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në senzibilzimin e çështjes shqiptare dhe për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës në Suedi ndër vite.

Manifestimi do të mbahet në Malmö, nën patronatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suedi, me 26.05.2018 me fillim në ora 14:00

Adresa: Sörbäcksgatan 49, Kroksbäck

216 20 Malmö

Për Kryesinë e Degës së LDK-së në Suedi,

Qibrije Hoxha, kryetare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat