Diaspora vlerësohet pasuri kombëtare shqiptare

Diaspora

Diaspora vlerësohet pasuri kombëtare shqiptare

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:28
Konferenca “Diaspora Flet”

Konferenca katër ditore “Diaspora Flet” ka mbledhur sonte në Prishtinë shumë përfaqësues nga diaspora nga të gjitha shtetet e botës.

Në hapje të kësaj konference që do të zgjas katër ditë kanë marr pjesë edhe ministrat e Diasporës të Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Dardan Gashi, Pandeli Majko dhe Edmond Ademi përveç që kanë mbajtur fjalime kanë dëgjuar edhe pyetjet e bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në botë.

E pyetjet e tyre ishin të shumta, në veçanti për lehtësimin e procedurave për marrje të dokumenteve, heqjen e Kartonit të Gjelbër për, librat shqip, investime në vendet e tyre e shumë çështje tjera.

Në konferencën e organizuar nga organizata Germin një fjalë hyrëse fillimisht e ka mbajtur themeluesi i Diaspora Matters nga Irlanda  Kignsley Aikins.

Ai ka treguar për përvojat e diasporës irlandeze dhe mënyra e formimit të saj.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Dardan Gashi e ka filluar me lansimin e një souftweri që  mundëson pagesën e policave të sigurimit.

Gashi bëri të ditur se Qeveria e Kosovës e ka një ide për themelimin e një banke për diasporën

Gashi: Kemi ide për themelimin e një banke për diasporën

“Ne jemi duke shikuar mundësinë e një banke për diasporën për remitencat. Kjo do të ishte një mundësi për kanalizimin e remitencave dhe jo vetëm të tyre. Po ndalemi pak te investimet e diasporë në Kosovë. Këtu shumica e investimeve janë nga diaspora. Ata janë investitorët kyç”, tha Gashi.

Para të pranishmëve Gashi tha se janë duke punuar që në të gjitha ambasadat të  vendosen atashe që do të merren vetëm me diasporën.

Ai madje tha se ajo që do të ishte më e denja do të ishte që diasporës t’i mundësohet votimi sikurse të gjithë qytetarëve tjerë.

Gashi: Diasporës duhet t’u mundësohet votimi

“Reprezentimi më i denjë që ne mund të bëjnë për diasporën është që atyre t’ua mundësojnë votimin sit ë gjithë qytetarët tjerë të Kosovës. Ne kemi 400 mijë njerëz me shtetësi të Kosovës por që nuk munden të votojnë. E drejta e votës do të thotë edhe të drejtë në vendimmarrje”, tha Gashi.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë Pandeli Majko tregoi se tashmë në Shqipëri janë miratuar një varg ligjesh që kanë të bëjnë me diasporën ndërsa së shpejti do të formohet edhe një Këshill i veqantë për diasporën ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shtetet evropiane, SHBA-ja dhe Kanadaja.

Majko diasporën e ka cilësuar si vlerë të rëndësishme kombëtare.

Majko: Diaspora është një cilësi kombëtare

“Ne jemi duke bërë jo thjesht një marrëveshje pasi që të gjitha problemet që ka diaspora është bashkëpunimi. Ne kemi filluar një bashkëpunim së pari me Kosovën e pastaj edhe me Maqedoninë, e së shpejti edhe me Malin e Zi, prandaj duhet ta përfundojmë edhe një çështje atë të diasporës pasi që kombi shqiptar diasporën e ka një cilësi kombëtare”, tha Majko.

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sesa anëtarët tjerë të Qeverisë

Ndërsa ministri i Diasporës në Maqedoni Edmond Ademi tha se Maqedonia për 27 vjet nuk ka pasur as strategji kombëtare për bashkëpunim me diasporën as diç për diasporën.

Tash sipas tij me formimin e Ministrisë së Diasporës gjërat kanë filluar të ecin për së mbari ndërsa në veçanti një strategji për diasporën si dhe një ligj që Parlamenti ka miratuar dhe sipas Ligjit për Investime të Huaja,  ku përveç atyre të huaja shteti subvencionon  edhe investime nga diaspora.

Ademi: Ligji është diskriminim pozitiv për diasporën

“Ky është një ligj që përkrah investimet e huaja dhe të brendshme por në një nen të vecantë ka të bëjë edhe me diasporën. Ky është një diskriminim pozitiv për diasporën. Është një ndihmë që shteti mund të përkrahë deri në një miliardë euro”, tha Ademi .

Kjo ngjarje do të vazhdojë deri më 20 maj ndërsa nesër do të mbahet një seancë pune në Kuvendin e Kosovës ku do të flasin edhe shqiptarë që udhëheqin biznese të fuqishme në Amerikë dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat