Çmendet shqiptari në Austri, vret me thikë ish-gruan, në prani të nipërve e mbesave

Diaspora

Çmendet shqiptari në Austri, vret me thikë ish-gruan, në prani të nipërve e mbesave

Nga: P.R Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 67 vjeçar, gjatë ditës së sotme në Vjenë të Austrisë ka goditur me thikë disa ish gruan e tij, 59 vjeçare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat austriake, 67 vjeçari e ka sulmuar me thikë ish gruan e tij në mes të rrugës, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Veprimi u krye rreth orës 13.00 në Leebgasse. Kryerësi i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë tek 59-vjeçarja dhe pastaj u përpoq të ikte. Dëshmitarët e kapën, e morën dhe e mbajtën deri në arritjen e policisë. Ai nuk kishte bërë rezistencë ndaj arrestimit të tij, tha zëdhënësi i policisë Daniel Princ”, shkruan media austriake diepresse.com, përcjellë “Bota sot”.

Sipas mediave austriake behet fjalë për një qift nga Kosova të cilët që një kohë të gjatë jetonin të ndarë.

Çifti shqiptar nga Kosova, prej vitesh po jetonin ndaras ndërsa mësohet se ai e kishte përcjellë ndërkohë dhe pastaj e kishte therur, në Favoriten të Vjenës.

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë dorasin por pa sukses, shkruan media austriake, krone.at.

Punonjësit e shpëtimit u përpoqën kot për të ringjallur 59-vjeçaren, por pa sukses.

"Gruaja ka vdekur për shkak të plagëve me shumë thikë,", tha Fürst.

Arsyet e kësaj ngjarje të rënë ende nuk dihen. Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale ka marrë përsipër hetimin, e cila do të kryej intervistimin e dëshmitarëve dhe marrjen në pyetje të 67 vjeçarit.

"Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur. Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja, që duket se është familjare e viktimës, ku sipas saj viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat