Zemaj në Berlin për të mbështetur rininë shqiptare

Diaspora

Zemaj në Berlin për të mbështetur rininë shqiptare

Nga: N.H Më: 20 maj 2018 Në ora: 22:16
Zëvendës ambasadori Astrit Zemaj në Berlin

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Gjermani, Astrit Zemaj, sot ishte pjesëmarrës në Karnevalin e Kulturave në Berlin, përcjell “Bota sot”.

Zemaj ishte në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani për të mbështetur prezantimin e rinisë shqiptare.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani e ka mbështetur ketë aktivitet.

Ja postimi i plotë i Zemajt:

KULTURA SHQIPTARE NE BERLIN

Sot ishte nder i veçantë të jem pjesëmarrës në Karnevalin e Kulturave në Berlin, dhe në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani për të mbeshtetur prezentimin madhështor të rinisë shqiptare e cila me një organizim dinjitoz të Shoqatës së studentëve "OAZA" ( Organisation Albanischer Studenten und Alumni e.V. - OASA) në Berlin para qindra mijëra pjesmarrësve defiluan me kengë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare.

Shoqatat pjesmarrëse: SHKASH"Xheladin Zeqiri"-Tetovë; Shoqata RINIA Singen; Organisation Albanischer Studenten und Alumni e.V. - OASA.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani e ka mbështetur ketë aktivitet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat