Shqiptarët përleshen në Itali, një i plagosur

Diaspora

Shqiptarët përleshen në Itali, një i plagosur

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:27
Policia italiane

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përleshjes mes disa të rinjve në Itali.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Genova të Italisë, pasditen e djeshme.

Kanë qenë disa kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë të rinjtë duke u përleshur në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, por ata u larguan sapo dëgjuan sirenat e policisë.

Nga raportimet e mediave italiane që kanë bërë për ngjarjen mësohet se kanë qenë 5 të rinj që janë përleshur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, një i mitur shqiptar mbeti i plagosur, i cili u dërgua në spital. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat