Nis grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Pejë

Diaspora

Nis grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Pejë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:46
Shtatorja presidentit Ibrahim Rugova

Këshilli Iniciativ për ndërtimin e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova, në fshatin Malaj - Rugovë, komuna e Pejës, i kryesuar nga zotëri Sali (Jahë) Lajçi, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të kontribuojnë në ngritjen e kompleksit memorial të presidentit Ibrahim Rugova, përcjell Bota sot.

Aksioni për ngritjen e shtatores ka filluar dhe pritet të përfundojë me 15 qershor.

Aksionin e nismoi Shoqata "Sali Çekaj", në Zyrih, me kryetar Saim Tahiraj, ku reagoi më pas dhe Shoqata "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen, Bavari, me kryetar Osman Ferizin dhe kryesia e LDK-së në Gjermani e kryesuar nga nënkryetarët Abaz Imeri, Blerim Hajdaraj dhe sekretari Isa Shabani.

Më poshtë njoftimi:

Këshilli Iniciativ për ndërtimin e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova, në fshatin Malaj - Rugovë, komuna e Pejës, i kryesuar nga zotëri Sali (Jahë) Lajçi, me numër personal 1003587467, në emër të Këshillit Iniciator, u ka bërë thirrje mërgimtarëve  vullnetmirë, për të kontribuar, materialisht, për ngritjen e kompleksit Memorial.

Mërgimtarët e Zvicrës janë të parët që janë solidarizuar, duke krijuar Nënkëshillin, në nivel të Zvicrës. Pa humbur kohë, kanë filluar aksionin e suksesshëm dhe tani janë në përfundim e sipër.

Aksionin e nismoi Shoqata "Sali Çekaj", në Zyrih, me kryetar Saim Tahiraj, për t`u shtrirë mëtej në tërë Zvicrën. 

Pozitivisht reagoi simotra e saj, Shoqata "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen, Bavari, me kryetar Osman Ferizin. 

Ndërkohë, Kryesia Degës e LDK-së, në Gjermani, e kryesuar nga nënkryetarët Abaz Imeri, Blerim Hajdaraj dhe sekretari Isa Shabani, tani, në cilësinë e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Degës, në konsultim me anëtarët tjerë të Kryesisë, si dhe kryetarët e Nëndegëve të LDK-së, miratuan thirrjen për solidarizim, për të kontribuar për Parkun Memorial, Dr. Ibrahim Rugova, në Malaj të Rugovës, Vendlindja e origjinës të Familjes Institucion Rugova. 

Shtatorja e Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova

Treshja e cituar, ushtrues të detyrës të kryetarit të Degës të LDK-së, në Gjermani, autorizuan kryetarin e Komisionit për Informim, për të njoftuar Nëndegët, përkatësisht, kryetarët e tyre.

Aksioni, tashmë, vende-vende, ka filluar dhe duhet përfunduar më 15 qershor 2018.

Shoqata "Sali Çekaj", ka siguruar dëshmi-pagese -SPENDE-, të cilat do t`i keni në dispozicion. Përndryshe, mund të përdorni edhe rrugë alternative të pagesës.

Aksioni është mbipartiak, sepse Dr. Ibrahim Rugova ka qenë dhe mbetet vlerë dhe simbol gjithë-shqiptarë.

Urojnë, shpresojmë dhe besojmë për mirëkuptim!

Telefoni kontaktues: 089-95470294

NË EMËR TË KOMISIONIT PËR INFORMIM TË DEGËS TË LDK-SË, NË GJERMANI

Kryetari IDRIZ ZEQIRAJ.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat