“Gangsterët shqiptarë në Angli mburren me paratë që fitojnë nga kokaina”

Diaspora

“Gangsterët shqiptarë në Angli mburren me paratë që fitojnë nga kokaina”

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:06
Ata janë grupi i tretë më i madh i organizatave të drogës në Londër

Gangsterët shqiptarë në Londër publikojnë fotografi duke treguar paratë e shumta që përfitojnë nga shitja e kokainës në kryeqytet”.

Kështu e nis shkrimin tabloidi britanik “The Sun”, duke folur për bandën e shqiptarëve në Britani të Madhe. Kjo bandë quhet “Hellbanianz”, thotë “The Sun”, dhe sipas policia angleze është një klanet më dominante të drogës në vend.

Ata janë grupi i tretë më i madh i organizatave të drogës në Londër. Ata kontrollojnë kryesisht zonën e Barking, pjesën lindore të kryeqytetit britanik. Shqiptarët e kësaj bande publikojnë në rrjetet sociale tufa me para dhe automjete të modeleve të fundit, duke treguar jetën luksoze që ata bëjnë.

Në të kaluarën, disa anëtarë të “Hellbanianz” janë dënuar me burg, sikurse është rasti i Tristen Asllanit 29 vjeç. Ai u dënua me 25 vite burg për shitje droge dhe armëmbajtje. Gjatë një ndjekje policore, në makinën e 29-vjeçarit Asllani u gjetën 21 kg kokainë dhe një armë zjarri.

Grupet kriminale të shqiptarëve në Londër janë të lidhura me rrjetet që trafikojnë kokainë nga Evropa. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se banda të tilla përbëjnë një kërcënim real për Mbretërinë e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat