Kënd e pengon e vërteta

Diaspora

Kënd e pengon e vërteta

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:06
Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Shukri Ymeri

Para disa ditëve, më 26 Maj 2018, kemi bërë promovimin e dy librave. Libra me vlerë të veçantë kombëtare. Autorë dy studiues dhe përkthyes, respektivisht nga Albert Gjoka dhe zonja e tij Frida Vokopola. Ky promovim u bë me iniciativën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Bashkëpunuam me Ambasadën e Republikës së Kosovës në qytetin Bern të Zvicrës. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre librave, të pranishëm ishin: Anëtarët e Kryesisë Qëndrore të Lobit Euro-Atlantik,Shukri Ymeri. Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Zonja Nazane Breca.

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë si dhe bashkatdhetarë tanë. Vlenë të theksohet se bëhet fjalë për librin « Gjuha e Shkipëtarëve ». Libri është botuar nga Akademia e Shkencave të Suedisë në vitin 1835. I shkruar në gjuhën e vjetër gjermane, gjuhën gotike. Nga shkrimet e këtij libri mësojmë se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra indo europiane. Po kështu nga ajo kanë dalë gjuhët tjera , si gjuha latine, greke e tjera. Kurse libri tjetër me titull « Skënderbeu mbreti i Epirit » është botuar para 550 vjetëve në gjuhën e vjetër italiane.

Image

Përmbanë dokumente që për herë të parë publikohen dhe që kanë një rëndësi të veçantë historike. Promovimi i këtyre dy librave u vlerësuan shumë nga pjesëmarësit dhe opinioni i gjerë. Mirëpo, për fat të keq, Albert Gjoka për nxjerrjen në dritë të librave në fjalë, pati presione dhe kërcënime. U kërcënua përmes telefonatave të ndryshme, për çka neve edhe bëjmë këtë prononcim publik për t’a informuar opinioni e gjërë. Këta persona që bëjnë presione dhe kërcënojnë, janë njerëz të paguar. Janë antikombëtar, janë njerëz pa vlera. Ata i pengon e vërteta historike. Sepse bëhet fjalë për libra shumë të rralla dhe të vjetra. Janë shkruar nga hulumtues dhe studiues të huaj të njohur të kohës. Ata bazohen në dokumente akoma më të vjetra.

Dokumentet që vërtetojnë falsifikimet që janë bërë gjatë historisë…

Në këto libra ka dokumente që pengojnë jo vetëm individ por edhe qarqe të caktuara antishqiptare. Qarqe të cilët nuk duan që e vërteta të dalë në shesh. Sepse pastaj kompromitohen falsifikimet e tyre që janë bërë gjatë historisë në dëm të popullit shqiptar. Zoti Albert Gjoka, është një studiues, hulumtues dhe përkthyes i gjuhëve shumë të vjetra që nuk janë më në përdorim. Ai është edhe anëtarë i Kryesisë Qëndrore të organizatës tonë. Prandaj neve në mënyrë të organizuar, energjike dhe shumë serioze do t’a marrim në mbrojtje. Këto presione dhe kërcënime, jo vetëm që nuk do të n’a zbrapsin, por kjo do të jetë një shtysë plotësues për realizimin e Platformës të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar si organizatë mbarëkombëtare.

Do angazhohemi fort për një punë edhe më intenzive për promovimin edhe të shumë librave të tjera. Madje me vlera edhe më të mëdha në mënyrë që vlerat shqiptare të bëhen publike dhe të fuqizohen edhe më shumë jo vetëm para opinionit shqiptar por edhe më gjërë. Ata që kanë probleme me të vërtetën është punë e tyre. Kurse ne do të punojmë konform përcaktimeve tona, sepse jemi organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, që kemi dalë nga një Asamble e përfaqësuar nga shumë shtete të Europës Perëndimore me vota të lira dhe të fshefta dhe kemi një mandat të shenjtë për t’a çuar çështjen kombëtare përpara!

Kryesia Qëndrore e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Më 02.06.2018 Lörrach, Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat