“Do hedh pallatin në erë”, çmendet shqiptari në Itali

Diaspora

“Do hedh pallatin në erë”, çmendet shqiptari në Itali

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:07
Ilustrim

Një shqiptar i cili jeton në Itali ka kërcënuar se do të hidhte në erë pallatin ku ai banonte.

 Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati  apartamentin me benzinë. 

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi. 

Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat