Çuan 7 mijë shqiptarë në Britani, shkatërrohet rrjeti i trafikut në Spanjë

Diaspora

Çuan 7 mijë shqiptarë në Britani, shkatërrohet rrjeti i trafikut në Spanjë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:07
Foto

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe. Në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.

Operacioni u ndërmorr në portin Santander të Spanjës dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë, shoferi dhe pasgjeri, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni.

Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policisë dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni, shkruan ora neës.Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat