‘Do të vras’ shqiptari kërcënon mësuesen italiane, më pas ...

Diaspora

‘Do të vras’ shqiptari kërcënon mësuesen italiane, më pas ...

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 01:00
Ilustrim

Nuk i është pranuar djali në shkollën profesionale në Gorgonzola në Milano, një shqiptar ka kërcënuar mësuesen se do ta vrasë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

50-vjeçari ka telefonuar mësuesen e djalit të tij dhe i ka thënë se do ta vrasi, pasi sipas tij ajo është përgjegjëse për mospranimin e 16-vjeçarit në një shkollë profesionale.

Ditën e premte mësuesja ka njoftuar drejtorin e shkollës dhe i ka raportuar për kërcënimin.

Ai menjëherë ka lajmëruar karabinierët të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.

Ky i fundit ka pranuar përgjegjësitë e tij dhe tha se ishte ndjerë keq dhe ka kërkuar ndjesë për kërcënimin që i ka bërë mësueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat