Lobi euro-atlantik shqiptar telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Diaspora

Lobi euro-atlantik shqiptar telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 17:37
Foto arkiv, Lobi euro-atlantik shqiptar në familjen Haradinaj

Telegram ngushëllimi familjes Haradinaj dhe Kryeministrit të republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për ndarjen nga jeta të burrit të madh të kombit, Hilmi Haradinaj

E nderuara familje Haradinaj, zotëri kryeministër i republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Më dhimbje të thellë ne, Kryesia e LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR morëm lajmin për ndarjen nga jeta e prijësit të familjes legjendare të Dukagjinit, atdhetarit të shquar nga Gllogjani heroik, Bac Hilmiut. Babait të Gjeneralëve e kryeministrit aktual të Republikës së Kosovës.

Bac Hilmiu, burrë i brumosur në djepin e Kullave të gurit, aty ku u përkunden lindjet legjendare për të shkruar historinë e kushtrimit, trimërisë, qëndresës, guximit shqiptarë e çlirimit të Kosovës. Burri që edukoj e rriti për komb e atdhe Gjeneralët-Heronjtë të Kosovës. Ndarja e hershme nga jeta e Bacë Hilmiut, tronditi zemrat tona e mbarë shqiptarisë. Personaliteti dhe figura e tij do të jetojë e skalitur përjetësisht në faqet e bardha të historisë më nderë e lavdi. I pavdekshëm do mbetët në mendjet e secilit ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që patën fatin e mirë ta njohin në luftën Çlirimtare të Dukagjinit.

Duke përfshirë këtu edhe Delegacionin e LEASH-it të cilët patën rastin të jenë mysafirë në Kullat e Haradinajve të Gllogjanit gjatë një vizite zyrtare vitin e kaluar në Kosovë. Në këto çaste të rënda pikëllimi ndajmë dhembjen bashkë, duke shprehur përmes këtij telegrami ngushëllimet tona më të sinqerta Familjes Haradinaj, Kryeministrit të Republikës së Kosovës ,Gllogjanasëve, dhe gjithë Shqiptarëve për ndarjen nga jeta të atdhetarit të madh, Hilmi Haradinaj Pushoftë në Parajsë pranë Perëndisë!

Më pikëllim, Kryesia e LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

Kryetar: Shukri Ymeri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat