Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Angli

Diaspora

Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Angli

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:40
Eduart Deda

Policia është vënë në kërkim të një adoleshenti shqiptar, i cili është raportuar i zhdukur nga adresa ku po qëndronte në Worthing të Anglisë.

Oficerët shprehen të shqetësuar për 16-vjeçarin Eduart Deda, një emigrant shqiptar, i cili herën e fundit u pa rreth orës 21:30, të 29 Majit.

Policia ka shpërndarë detaje rreth pamjes së të riut, në përpjekje për ta gjetur atë ndërsa i ka bërë apel kujtdo që ka informacione rreth tij.

Deda është një djalë i dobët, me mustaqe dhe flokë të shkurtra. Ai mësohet se ka gjithashtu një shenjë në dorën e tij të majtë.

“Ai flet me një aksent të huaj dhe herën e fundit që u pa ishte i veshur me një xhaketë të zezë me kapuç, një bluzë të bardhë, xhinse ngjyrë blu dhe atlete të zeza”, thuhet në përshkrimin e autoriteteve britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat