Lobi euro-atlantik shqiptar - Përfaqësueses së Lartë të Unionit Europian për punë të jashtme dhe siguri,Zonjës Frederica Mogherini

Diaspora

Lobi euro-atlantik shqiptar - Përfaqësueses së Lartë të Unionit Europian për punë të jashtme dhe siguri,Zonjës Frederica Mogherini

Nga: Shukri Ymeri Më: 24 qershor 2018 Në ora: 12:22
Lobi euro-atlantik shqiptar

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

Lörrach, Gjermani

 

                              Përfaqësueses së Lartë të Unionit Europian për punë të jashtme dhe siguri,

                                                                   Zonjës Frederica Mogherini

 

Zonja Mogherini,

Duke patur para sysh faktin se Ju,si përfaqësuese e Lartë e Unionit Europian, që nga fillimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë jeni e përfshirë në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Sebisë, andaj mendojmë se keni një peshë dhe përgjegjësi historike në këtë ndërmjetësim. Këto bisedime, pas një pauze, tani duket se kanë hyrë në një fazë sa të rëndësishme po aq edhe shumë delikate.

Zonja Mogherini, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, po ashtu, përkrahë dhe inkurajon vazhdimin e këtyre bisedimeve për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, historike dhe ligjore. Mirëpo para se të arrihet kjo, e shofim të domosdoshme t’a bëjmë një retrospektivë historike të raporteve shqiptaro-serbe, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëveshja do të ishte më e qëndrueshme.

Image
Shukri Ymeri

Përvoja e popullit shqiptar, jo vetëm i Kosovës, me regjimet serbe historikisht është shumë e dhimbshme dhe tragjike, për çka kanë shkruar shumë gazetar, ambasador, intelektual, madje edhe serb,politikan dhe historian të asaj kohe si vendas poashtu edhe europian.

Duke patur konsideratë për kohën t’uaj, Zonja Mogherini, në vazhdim neve do të përmendim vetëm disa nga tragjeditë e popullit shqiptar të shkaktuara nga regjimet serbe :

-  Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre  autoktone dhe shekullore kanë filluar që nga viti 1871, kur ushtrija serbe masakroi dhe shpërnguli me qindra mijëra shqiptarë duke djegur dhe shkatruar qytete dhe qindra fshatra, duke lënë prapa tokë të djegur.

-  Kjo histori shqiptarëve iu përsërist gjatë Luftës Ballkanike 1912 dhe Luftës së Parë Botërore  1914-1918, me ç’rast ushtria dhe xhandarmerija serbe shpërnguli dhe masakroi me qindra mijë shqiptarë të Kosovës,Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi duke pushtuar mbi gjysmën e trojeve të sotme shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë.

- Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1945, Serbia  bëri masakra dhe shpërngulje të mëdha të shqiptarëve, kështu Kosova me dhunë mbeti nën shtetin e Jugosllavisë së Titos.

- Pas Luftës së Dytë Botërore e gjer më vitin 1999, Serbia në vazhdimësi shtypi dhe detyroi me dhunë shqiptarët të shpërngulen nga vatrat e tyre.

- Zonja Mogherini, jeni dëshmitarë e luftës së Kosovës në vitin 1998-1999, me ç’rast Serbia dëboi mbi një million shqiptarë,kreu spastrim etnik, masakroi dhe ekzekutoi me mijëra shqiptarë, shkatërroi qytete dhe qindra fshatra, por falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe intervenimit të NATO-s, lufta morri fund. 

Tani mund të merreni me mend se çka ka bërë Serbia në të kaluarën kur populli  shqiptar ka qenë i pambrojtur.

Si rezultat e kësaj politike ekspanzioniste serbe gjatë historisë,  në Turqi kemi disa milionë shqiptarë të shpërngulur nga terrori dhe dhuna  serbe.

Prandaj  Lobi Euro-Atlantik Shqiptar,me të drejtë  parashtron pyetjen : deri kur Serbia do të vazhdojë me politikën e saj hegjemoniste dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve ?

Duke patur pushtetin gjatë historisë, Serbia në vazhdimsi ka falsifikuar dhe manipuluar me faktet historike dhe kështu ajo ka arritur që t’a indoktrinojë popullin serb me të pavërtetat dhe mashtrimet ndaj shqiptarëve, që për fat të keq edhe Europa shpesh ka qenë pre e këtyre manipulimeve.

Gjatë historisë, në Konferenca të ndryshme europiane të organizuara nga fuqitë e mëdha, sikurse ajo e Berlinit më 1878, Londrës më 1912, Parisi më 1921 e tjera, kur është bërë ndarja e kufijve, Europa gjithnjë, pa përjashtim, nën ndikimin e politikave Serbe dhe Ruse, i ka dëmtuar shqiptarët duke i coptuar trojet e tyre. Si rezultat e kësaj, treojet shqiptare sot janë të shpërndara në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi.

Zonja Mogherini, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Ju bënë thirrje, që gjat bisedimeve, t’i keni në konsideratë këto fakte  që sot edhe bota perëndimore i ka kuptuar.

Neve si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, do të vazhdojmë t’a senzibilizojmë këtë çështje edhe në institucionet tjera europiane dhe në Kombet e Bashkuara, me qëllim që ky proçes të përfundon me një Marrëveshje gjithëpërfshirëse të ratifikuara nga dy parlamentet respektive.

Serbia asnjëherë nuk ka ndryshuar politikat dhe strategjinë antishqiptare, prandaj Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, mendon se ka ardhur koha, që nën presionin e Bashkimit Europian, t’a ndryshojë këtë mentalitet duke reformuar ideologjinë  e saj hegjemoniste ndaj tokave shqiptare, sepse nuk duhet të harrojmë se Serbia ishte një ndër shkaktarët për shpëthimin e Luftës së Parë Botërore, duke i bërë atentat në Sarajevë  princit të Austro-Hungarisë Franz Ferdinad-it dhe se Serbia duke dashur të përfitojë edhe më shumë territore shkatërroi edhe ish Jugosllavinë. 

Serbia e din shumë mirë se bota e ka kuptuar të vërtetën për Kosovën, dhe e di se ajo kurrë nuk ka qenë tokë e Serbisë, prandaj Serbia forcat e veta i ka koncetruar në themelimin e Asociacionit të komunave në baza të etnisë serbe duke i dhënë kompetenca ekzekutive. 

Kjo nuk guxon të lejohet në asnjë mënyrë sepse kështu do t’a kishim legalizuar një Serpska Republikë të Bosnjës në Kosovë sepse kjo  do të çonte drejt ndarjes së Kosovës. Ky koncept serb, për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, është i papranueshëm sepse kështu do të cënohej integriteti territorial, do të rrënohej rendi kushtetues  dhe do të defunksionalizohej shteti juridik por do të ndikonte edhe në eskalimin e sigurisë në rajon.      

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar çmon lartë vullnetin dhe angazhimet e  Unionit Europian, që  i bënë me përkushtim dhe seriozitetin e duhur lidhur me këto bisedime, por neve mendojmë  se për t’u arritur një Marrëveshje më e qëndrueshme  që do të njihej edhe nga faktori ndërkombëtar,domosdoshmërisht paraqet nevojën e përfshirjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një përfaqësues special, sepse për këtë n’a mëson e kaluara.

Pala serbe shprehet se Kosova nuk ka bërë kurfar lëshime gjat  bisedimeve dhe se ajo duhet të bëjë koncesione tjera madje të dhimbshme. Mirëpo neve konsiderojmë se Kosova jo vetëm që nuk duhet të bëjë koncesione, por për kundrazi, për arritjen e kësaj marrëveshje ,Kosova  dhe Bashkimi Europian duhet t’a kushtëzojë Serbinë për gjenocidin që ka ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës, për ekzekutimet, masakrat, përdhunimet, shkatërrimet e qyteteve dhe qindra fshatrave, rrënimin e ekonomisë, të pagjeturve,  gjatë luftës të vitit 1998-1999.

Nga kjo që thamë  më lartë, bashkarisht mund të konstatojmë, besojmë se edhe Ju Zonja Mogherini do të pajtoheni, se shqiptarër gjatë gjithë historisë janë përballur me hegjemonizmin serb dhe kanë patur një përvojë të hidhur me regjimet serbe.

E përshkruam në pika të shkurtra të kaluarë, sepse pa e ditur të kaluarën, nuk mund t’a ndëtojmë të ardhmen.

Me këtë rast Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, Zonja Mogherini, nga Ju dhe institucionet europiane nuk kërkon t’ia mbajë  anën njerës apo palës tjetër, por vetëm të vërtës dhe drejtësisë.

Duke ua përcjellur respektet tona më të sinqerta, Ju lutemi Zonja Mogherini, pranoni konsideratat tona   për angazhimet dhe kontributin t’uaj shumë të çmuar që po bëni për të mirën e popullit shqiptar të Kosovës.

Lörrach, 21.06.2018                                                    

KRYESIA E LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR 

Kryetar,  Shukri Ymeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat