Nuk ka të lënduar nga Kosova nga zjarri në Wuppertal- Langerfeld

Diaspora

Nuk ka të lënduar nga Kosova nga zjarri në Wuppertal- Langerfeld

Nga: Bota sot Më: 24 qershor 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Nuk ka shtetas të lënduar nga zjarri i cili kishte shpërthyer në një ndërtesë apartamentesh në Lenneper Straße në qytetin Wuppertal-Langerfeld të Landit Nordrhein-Westfalen.

Astrit Zemaj, i ngarkuar me Punë a.i në Gjermani, përmes një statusi në “Facebook”, ka treguar se sipas njoftimeve të deritanishme në zjarr janë lënduar pesë persona, disa prej tyre janë rënd, mirëpo sipas tij, nga informacionet që posedojnë nuk ka të lënduar qytetarë nga Kosova.

Zjarri ka shpërthyer dje, në ora 23:50 dhe bazuar nga raportet policore dhe autoritetet gjermane tjera, zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë apartamentesh në Lenneper Straße në qytetin Wuppertal-Langerfeld të Landit Nordrhein-Westfalen.

Sipas gjetjeve fillestare dhe raportit të policisë, paraprakisht kishte ndodhur një shpërthim në ndërtesë, e cila pothuajse u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Postimi i plotë i Astrit Zemajt:

NJOFTIM - Shperthimi në Wuppertal

Duke marrë për bazë brengosjen e qytetarëve dhe telefonatat e shumta, ju njoftojmë se:

Dje në mbrëmje (23.06.2018), rreth orës 23:50, bazuar në raportin policisë dhe autoriteteve tjera gjermane, ka shperthyer një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në Lenneper Straße në qytetin Ëuppertal-Langerfeld të Landit Nordrhein-Westfalen.

Sipas gjetjeve fillestare dhe raportit të policisë, paraprakisht kishte ndodhur një shpërthim në ndërtesë, e cila pothuajse u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Sipas njoftimeve të deritanishme, të paktën pesë persona janë plagosur, disa prej tyre janë plagosur rëndë.Aktualisht, nuk kemi ndonje informacion që në mesin e të lënduarve ka qytetar nga Kosova.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të lënduarve nga ky rast ju deshirojmë shërim të mbarë!

Astrit Zemaj, I ngarkuar me Punë a.i në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat