Turne futbolli “Vjena – 2018” me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2017/18

Diaspora

Turne futbolli “Vjena – 2018” me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2017/18

Nga: Osman Ademi Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:35
Foto nga turneu

Nën moton „Sporti na bashkon“, me 24 qershor, SHMSH „Naim Frashëri“ në bashkëpunim me „Liga Shqiptare e Futbollit“ në Austri, organizoi turne futbolli „Vjena 2018“ me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2017/2018.

Të dielen më 24 qershor në qarkun (Bezirk) e dhjetë të Vjenës, konkretisht në „Sportverein Wienerfeld“ ishin grumbulluar një numër i madh i nxënësve, prindërve dhe adhuruesve të futbollit, për të përcjellë këtë ngjarje sportive. Garën e hapi Halil Jashari, kryetar i „Ligës Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Që në fillim z. Jashari, nga të pranishmit kërkoi një minutë heshtje për të nderuar Legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili cili vdiq me 9 qershor krejt papritur. Në vazhdim ai tha se: Jam i lumtur që sot, „Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, së bashku me SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, ka mbushur përplot  me nxënës, prindër dhe adhurues të futbollit këtë arenë sportive. Kjo dëshmon organizimin tonë të mirë si komunitet i integruar në Austri edhe në fushën e sportit!

Pasi përshëndeti nxënësit dhe të pranishmit kryetarja e SHMSH „Naim Frashëri“ zonja Miradije Berishaj tha: Pas Kuizit të diturisë që e organizuam dje me 23 qershor në Alkoven afer Wells-it, me shumë sukses, ky turne futbolli është aktiviteti i fundit për këtë vit shkollor, që po e organizojmë në bashkëpunim me „Ligën Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Me dëshirë që të jemi gjithnjë së bashku, sepse edhe moto e këtij turneu të futbollit është „Sporti na bashkon“, të gjitha ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese  dhe juve të paranishëm të kaloni sa më mirë!

Gara u zhvillua në dy nivele të grupmoshave të nxënësve.

Niveli parë grupmosha nga 7-10 vjeç u paraqiten gjashtë ekipe: Prishtina, Dukagjini, Shqiponja, Traseni-1, Traisen-2 dhe Teuata.

Me të mirët ishin nxënësit nga Traisen: duke i zënë dy vendet e para! Radhitja Traisen-1, Traisen-2, Prishtina, Teuata, Shqiponjat.  Ekipi Teuata ishte i përbëre  vetëm nga vajzat që treguan një lojë të shkë shkëlqyer.

Niveli dytë nga grupmosha nga 11- 14 vjeç u parqiten katër ekipe: Albania, KF Ramadani, Traisen dhe Kosovarët ku vendin e parë e zuri Traisen. Renditja: Traisen, Albania, KF Ramadani, Kosovarët. Në organizimin e ketij turneu u angazhan Xhafer Lleshi, Januz Saliuka dhe Musli Tahiraj në referimin e ndeshjeve, ndërsa mësuesit Ibrahim Hasanaj  dhe Osman Ademi në koordinimin e ekipeve!

Për fituesit organizatori ndau shpërblime ( medalje dhe kupa)! 

U ndamë nga fusha e sportit me fjalët: Atdhe na prit se po vijmë! Pushime të mira verore ju dëshiron SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat