‘Të njohëm, do të vrasim’, kush janë dy shqiptarët që plagosën me thikë djalin e prezantueses italiane

Diaspora

‘Të njohëm, do të vrasim’, kush janë dy shqiptarët që plagosën me thikë djalin e prezantueses italiane

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 14:42
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Andi Arapin, 29 vjeç, me qëndrim ilegal në Itali dhe Albano Jakej, 24 vjeç.

Identifikohen dy shqiptarët të cilët u arrestuan dje pasi akuzohen se plagosën me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura, raporton BW.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Andi Arapin, 29 vjeç, me qëndrim ilegal në Itali dhe Albano Jakej, 24 vjeç.

19-vjeçari Niccolò Bettarini, djali i moderatores italiane Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini u qëllua 11 herë me thikë dhe mbeti i plagosur pas një sherri me një grup të rinjsh në një diskotekë ‘Old Fanshion’ të Milanos.

“Te njohëm, je i biri i Bettarini-t, do të vrasim”- kështu mësohet t’i ketë thënë një nga të rinjtë që e qëlloi më pas me thikë.

Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy shqiptarët do të përballen me drejtësinë. Mes të arrestuarve janë edhe Davide Caddeo, 29 vjeç dhe Alessandro Ferzoco, 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat