Aksioni për dhënien e kontributeve, për Parkun Memorial, "Dr. Ibrahim Rugova", zgjatet afati deri më 31 korrik

Diaspora

Aksioni për dhënien e kontributeve, për Parkun Memorial, "Dr. Ibrahim Rugova", zgjatet afati deri më 31 korrik

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:11
Busti i Ibrahim Rugovës

Duke parë se interesimi i njerëzve vullnetmirë, për të kontribuar për aksionin e ndërtimit të Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në Malaj të Rugovës, Nënkëshilli për Gjermani dhe më gjerë në Evropë dhe Amerikë, i përberë nga kryetari i Shoqatës "Sali Çekaj", Osman Ferizi; veprimtari i vyeshëm, Albanez Muriqi; kryetari i Komisionit për Informim i Degës së LDK-së, në Gjermani, Idriz Zeqiraj, në konsultim  me kryetarët e Nëndegëve të LDK-së, Degët e LDK-së në Mërgatë dhe veprimtarët tjerë, si edhe me Këshillin Qendror, në Kosovë, vendosi:

Aksioni për dhënien e kontributeve, për Parkun Memorial, "Dr. Ibrahim Rugova", të zgjatet afati deri më 31 korrik 2018.

Vlen të theksohet se Nënkëshilli në Gjermani, ka shtrirë aksionin edhe në disa shtete, ku nuk ka këshilla të organizuar, përfshirë edhe bashkëkombasit tonë në Amerikën  e largët.

Andaj, apelojmë tek të gjithë njerëzit vullnetmirë, ta realizojnë këtë obligim moral, vullnetar e individual, brenda afatit kohor, dator të sipërthënë.

Nënkëshilli organizativ në Gjermani:

1. Osman Ferizi, kryetar i Shoqatës "Sali Çekaj", në Bavari, Gjermani;

2. Albanez Muriqi, veprimtar i aksionit;

3. Idriz Zeqiraj, kryetar i Komisionit për Informim të Degës së LDK-së në Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat