Xhafer Tahiri përkrah kulturën dhe krijimtarinë letrare të mërgatës shqiptare - Bota Sot
Xhafer Tahiri përkrah kulturën dhe krijimtarinë letrare të mërgatës shqiptare

Diaspora

E premte, 21 shtator 2018

Xhafer Tahiri përkrah kulturën dhe krijimtarinë letrare të mërgatës shqiptare

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 6 korrik 2018 Në ora: 06:43
Ne foto nga e majta: Fadil Uka, Adem Ahemti, Hysen Ibrahimi, Avdyl Uka, Xhafer Tahiri, Bajram Muharremi, Z. Muzaqi, Adnan Jetullahu, Lulzim Meholli, Vushtrri, 5 korrik 2018

Komuna e Vushtrrisë do të nderojë qytetarë të saj, figura të çmuara që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare. Ndër ta është Avdyl Uka, mërgimtar që jeton në Suedi dhe anëtar i kryesise se Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “ Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Një delegacion i kësaj shoqate, i kryesuar nga kryetari Hysen Ibrahimi, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Me këtë rast, z. Tahiri theksoi nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me anëtarët e SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe me mërgimtarë të tjerë në Suedi, siç tha ai, për të marrë përvojën e mirë të Suedisë për zhvillimin e komunës. Kohëve të fundit, Xhafer Tahiri kishte vizituar qytetin Vezjo të Suedisë dhe tha se është shumë i rëndësishëm këmbimi i përvojave dhe zhvillimi i projekteve për qytetin që ai e drejton. 

Z. Tahiri, çmoi punën e SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani”, në veçanti përkushtimin e kryetarit Hysen Ibrahimi, për gjithë kërkimet që ka bërë për kontributin e shqiptarëve dhe i ka botuar në librat e Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi. Më këtë rast, Hysen Ibrahimi i dorëzoi z. Tahiri vëllimin e nëntë të Thesarit Kombëtar, i cili ka dalë këtë vit dhe librin “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”, të autorës Hyrë Tejeci Murati, i cili është një përmbledhje e 9 vëllimeve të Thesarit Kombëtar. Tahiri shprehu përkrahjen e tij për kulturën dhe krijimet që vijnë sidomos nga mërgata shqiptare. 

SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, më përkrahjen e shumë mërgimtarëve në Suedi, i ka propozuar kryetarit të komunës së Vushtrrisë që vepra e z. Avdyl Uka të shenohen me nje pllake historike në shtëpinë e Avdyl Ukës, ku ai ka bërë historinë duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen e tij në një përballje të drejtpërdrejtë me pjesëtarë të policisë serbe në vitin 1991, të asaj historie veper kjo e cila parandaloj pilicine serbe te futej neper shtepite shqiptare. Historia e familjes Uka është e shkruar në librin e vetë Avdyl Ukës “Mbrojtja e pragut të Shtëpisë”, pastaj ne librin Thesar kombetar I Mergates Shqiptare ne Suedi dhe ne shume vepra te tjera te autoreve shqiptare ne Suedi.

Xhafer Tahiri tha se do t’i përmbushë me shumë përkushtim këto kërkesa dhe do të evidentohen edhe familje dhe raste tjera në Vushtrri, ku do të vendosen pllaka të ngjashme me përmbajtje historike. Dhe Avdyli ne vitin 2020 do te shpallet NDERI I QYTETIT PER VUSHTRRI,

Vitin e ardhshëm do të mbahet një manifestim më i gjerë, ku do të jenë në qendër martirët e Studimës, tha Tahiri, ndërsa anëtarët e SHSHASH janë të ftuar specialë të kësaj ngjarje tha ai. Ndërkaq, z. Hysen Ibrahimi bëri të ditur se në vëllimin e nëntë të Thesarit Kombëtar një kapitull i veçantë i është kushtuar 117 martirëve të Studimes dhe familjeve të tyre. 

Hysen Ibrahimi vlerësoi mikëpritjen që iu bëri kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.  “Kam vizituar shumë zyra të presidentëve, të kryetarëve, kryeministrave, por, nuk më ka ndodhur të shoh që një kryetar komune, të heqë derën e zyrës dhe të mbajë atë hapur për secilin qytetar. Transparenca për qytetarin është gjëja më e mirë për një drejtues institucioni”, tha Ibrahimi.

Në vizitën e sotme te kryetari i Vushtrrisë, bashkë me Hysen Ibrahimin, ishin edhe përfaqësues tjerë të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, z. Bajram Muharremi, Avdyl Uka, Adem Ahmeti, Adnan Jetullahu dhe Lulzim Meholli, si dhe z. Fadil Uka nga Vushtrria.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test