Lazim Destani, dha një pritje në Nju Jork, me rastin e festës së Flamurit së Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Bota Sot
Lazim Destani, dha një pritje në Nju Jork, me rastin e festës së Flamurit së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Diaspora

E premte, 21 shtator 2018

Lazim Destani, dha një pritje në Nju Jork, me rastin e festës së Flamurit së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:06
Pamje nga ngjarja

NEW YORK CITY : Në kuadër të festës së Flamurit së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, - 242 Vjetorit së Pavarësisë , Flamuri amerikan valëvitet në 4 Korrik, mbi Capitol Hill, edhe për nder të biznesmenit dhe filantropit shqiptar Lazim Destani, i cili me këtë rast në metropolin e botës, qytetin e  Neë Yorkut, dha një pritje me pjesmarrjen e kongresistit Eliot Engel dhe zonjës së tij Patt Engel.
 
Në këtë pritje nderi të mbajtur mbrëmë në lokalin luksoz “The Battery Parks Restaurant”, të pronarit shqiptar, Paul Nicaj, zoti Destani, ftojë dhjetra vet mes tyre dy ambasadoret tona, në Neë York, Ambasadoren Besiana Kadare dhe Ambasadoren Teuta Sahatqija, Këshilltarin Mark Gjonaj,  veprimtar, lider të komunitetit, gazetar, artistë, afaristë e biznesmen, miq dhe dashamirë të tij, përfshirë veprimtarin e njohur, Harry Bajraktari, Bruno Selimaj, Sergio Bytyqi, Ardian Neritani, Zabit, Bytyqi, Ejllo Ahmetaj, Anton Raja, Haxhi Dauti ( Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan), Isa Brija, Elmi Berisha, Gjek Deçkaj, James Biberaj, Fadil Berisha, Arben Krasniqi, Mrika Krasniqi, Eugenia Hodo, gazetari e publicisti i njohur kosovar Bajrush Morina.

Në cilësinë e moderatorit të kësaj pritje, botuesi i gazetës Illyria, Vehbi Bajrami dhe bashkëshortja e tij Gena Bajrami, ua urojë pjesmarrësve 242 Vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Gëzuar 4 Korrikun!”

Këtë pritje duke faleminderuar mikëpritësin , Lazim Destani, dhe uruar atë për nderimin e lartë që I bëri kongresi amerikan e përshëndetën edhe dy ambasadoret tona, në Neë York, Ambasadoria Besiana Kadare dhe Ambasadoria Teuta Sahatqija, Këshilltari Mark Gjonaj, si dhe të ftuarit e tjer  veprimtar, lider të komunitetit, gazetar, artistë, afaristë e biznesmen, miq dhe dashamirë të tij, përfshirë veprimtarin e njohur

“Është një kënaqësi për ne të gjithë, që , zoti Destani vjen nga Tetova dhe na bënë bashkë, këtu në Amerikë, tha në fillim të fjalës së tij veprimtari i njohur Harry Bajraktari, duke shtuar se kjo festë ne na bashkon dhe na jep rastin të diskutojmë dhe shumë gjëra të tjera nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora”.

Më pas miku i ngushtë i kongresitit Eliot Engel, zoti Bajraktari ka kujtuar me këtë rast të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, se 
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. 
Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 22 viteve, në 6 qershor 1996, tha Bajraktari,  e cila shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë, në rrethana të veçanta, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në mes të periudhës së zezë të diktaturës së Millosheviqit, ishte kongresisti Engel, ai që siguroi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, dhe ai që e solli me vete një flamur të tillë që ishte valëvitur mbi Capitol Hill.

“Është një nder akoma më i madh kur bëhet fjalë për një flamur të valëvitur në datën 4 Korrik, festës së madhe kombëtare të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi që siguroi pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës , dhe ka bërë aq shumë për çështjen shqiptare, me iniciativën dhe angazhimin personal në Capitol Hill, të kongresistit Eliot Engel, të ia dhuroi sot këtë flamur, mikut tonë Lazim Destanit,” tha veprimtari i njohur Harry Bajraktari, duke uruar biznesmenin dhe filantropin tetovar Lazim Destani.

Në këtë rast, ndërmjetësuesi për të nderuar zotin Destani, me flamurin amerikan me rastin e 4 Korrikut, ishte kongresisti Eliot Engel, themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan dhe një nga miqtë më të mëdhenj të botës shqiptare në këto 30 vitet e fundit, Engel ka ndërhyrë edhe në raste të tjera për nderime me flamur, tha se :
“Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Kemi një diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar sidomos në Nju Jork, por e shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’i vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”, tha Engel, i cili e falenderoi zotin Destani për miqësinë e tij. 
Kongresisti, po ashtu kujtoi kohën kur vizitoi Ballkanin dhe shkoi nga Kosova në Tetovë, Maqedoni.
“Ju na pritët me bujari dhe krahë hapur dhe u jam mirënjohës” tha Engel, ndërsa, foli edhe për rrugën e vështirë drejt lirisë që i ishte dashur të bënin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj.
Edhe, Lazim Destani, foli me të njëjtën frymë gjatë përshëndetjes së tij : “Unë e çmoj lart këtë miqësi mes dy popujve tanë dhe do vazhdojmë ta forcojmë gjithnjë e më shumë duke mbetur përgjithmonë miq të ngushtë mes vete dhe partnerë besnik te idealeve të përbashkëta”.
“Ju falënderoj pa masë Juve kongresist Engël, jo vetëm për iniciativën që të më dhuroni këtë flamur, që në nderim timin u valvit në Capitol Hill, por edhe për angazhimin tuaj personal prej dekadash, duke dhënë kontribut të paçmueshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare si dhe për demokratizimin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi”, tha Destani, i cili është një nga figurat më në zë të botës së biznesit shqiptar, dhe President i kompanisë Ecolog dhe Klubit të Futbollit “Shkëndija” nga Tetova fituese për herë të parë të titullit kampion të Maqedonisë, në historinë e saj.

“Ju jeni dhe përgjithmonë do të mbeteni një ndër figurat më emblematike dhe historike për ne shqiptarët si edhe për botën demokratike të rajonit tone” iu drejtua Destani kongresitit Engel, ndërsa vlersëoi lart rolin dhe kontributin e madh të shqiptarëve të Amerikës, për demokratizmin e Shqipërisë, çlirimin e pavarsinë e Kosovë, për lirinë e të drejtat e shqiptareve kudo, përfshirë Çamërinë.

Pritja u mbyll me një fotografi të përbashkët, nga të gjithë pjesëmarrësit, duke bërë me dy pëllëmbat e duarve shqiponjën me dy krena, simbolin që nga ndezur flakë me frymën e patriotizimit të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test