Vrasja e shqiptarit, Edmond Jonuzit në Angli po duket se ka vënë në drejtësi. Për këtë, autoritetet britanike kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 35 vjeçarit.
Dy të dyshuarit, janë të moshës 23 dhe 21 vjeç. Megjithatë, emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Të njëjtit u arrestuan t ë ejnten dhe lajmi për kapjen e tyre është konfirmuar edhe nga Policia Metropolitane.
Ndryshe, Jonuzi, i njohur edhe me emrin Edmond Preci mbeti i vrarë në mbrëmjen e 9 qershorit pranë një stacioni metroje në Tottenham të Londrës.
Kujtojmë, se shqiptari 35 vjeçar Edmond Jonuzi ka humbur jetën për shkak të goditjes me thikë.