Kapen mat shqiptarët, në vend të serave me domate, mbillnin marijuanë

Diaspora

Kapen mat shqiptarët, në vend të serave me domate, mbillnin marijuanë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Dy shqiptare jane vene ne pranga nga policia italiane se bashku me dy rumune, pasi u zbulua kultivimi i marijuanes ne serat me domate.

Mediat italiane shkrujane sot se ne pranga u vune Andi Sina, 36 -vjec, pronari i biznesit dhe 18-vjecari Enio Toska, qe punonte bashke me te.

Sera me domate ishte ne Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Sipas policise, bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.

Ne pranga u vune edhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç. Pas kontrollit ne sere policia kontrolloi edhe banesen ku rrinin te ndaluarit.

Si prove materiale u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Ata akuzohen edhe per vjedhje te energjise elektrike, qe e perdornin gjate procesit te kultivimit te lendes narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat