Më shumë mirëkuptim për mërgimtarët, ata janë si zogjtë shtegtar!

Diaspora

Më shumë mirëkuptim për mërgimtarët, ata janë si zogjtë shtegtar!

Nga: Haki Latifi Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Kthimi i mërgimtarëve, i bashkatdhetarëve shqiptarë për pushime në vendlindje është shndëruar në një festë jo vetëm për familjet, por edhe për qytetarët në Atdhe.

Sezoni i verës në Kosovë karakterizohet me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës . Ata i japin një gjallëri vendit. Por jo vetëm gjallëri me praninë e tyre fizike, por edhe me shpenzimin e parave që e bëjnë në Kosovë gjatë periudhës së pushimeve të tyre.

Me ardhjen e tyre, mbushen rrugët, trotuaret, sheshet me njerëz dhe makina. Nuk e merrni dot me mend, në pozitat që jemi ne larg Atdheut, sa kënaqesi ndjemë kur kthehemi në Atdhe, ne ushqejmë shpirtin, njejtë ashtu sikur na vijnë “dallëndyshet” në folet e tyre. 

Ata vijnë nga diaspora, për çdo vjet, për tu çmallur me të dashurit e tyre.
Kjo ndjesi dashurie në mes mërgimtarëve dhe familjarëve të tyre në Kosovë, reflektohet me një varg aktivitetesh të tipit të ahengjeve familjare, dasmave dhe gazmendeve të ndryshme, por ka edhe aktivitete kulturore të cilat organizohen deri sa të qëndrojnë ata në vendlindje.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në mërgim, kjo kategori më vitale e shoqërisë sonë, të cilët përkohësisht punojnë dhe veprojnë jashtë, asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre të lindjes. Ata pa dashjen e tyre u larguan për të siguruar kafshatën e gojës për veten dhe familjarët e tyre, në fillim si punëtorë krahu, kurse tani pjesa dërmuese e tyre të arsimuar në profesione të ndryshme edhe si mjekë, profesorë, afaristë e diplomatë. Ata vijnë ngase ndjejnë në shpirt dhe zemër mall për vendilindjn, për të dashurit e tyre, për shtëpi, për varret e të parëve. Ardhja e tyre sjell freski dhe mirësi në çdo këndë të Kosovës.

Meqë edhe mërgimtarët tanë shqiptarë, shtegtuan si zogjtë shtegtarë, por ata kur këthehen, njëjtë ata marrin këngën e tyre me vete, pra edhe fëmijët e tyre në vendlidjet e tyre.

Një thirrje publike për Qeverinë e Kosovës që të lehtësohet rrugëtimi i mërgimtarëve me fëmijët e tyre në vendlindje me vetura sidomos në hyrje daljet e Serbisë dhe të Shqipërisë, sidomos tek hyrje daljet me Serbinë. Për fat të keq vazhdon tradita e turtorimit të mërgimtarëve në këto hyrje dalje. Shkuarja e mërgimtarëve në Kosovë për pushime vazhdon të balladaqohen me pritje të gjata në nëpër pikat kufitare.

Në ndërkohë, asnjë qeveri gjer më tani nuk ndërmori masa që të lehtësojnë rrugëtimin e mërgimtarëve nëpër këto rrugë, përkundër faktit se vazhdimisht është kërkuar nga Ministria e Diasporës së Kosovës, që të ulen dy qeveritë e të gjejnë modalitetet për hapjen e kufijve dhe kalimin më të lehtë të mërgimtareve,  ku gjer më tani hasi ne veshë të shurdhër!

Dihet se, përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë edhe mjete për familjarët.

Pra shikuar në aspektin ekonomik dhe ekonominë e brishtë, gjatë qëndrimit të tyre, Kosova e merr një “infuzion” dhe se ka rritje të qarkullimit të parasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat