LOBI, kjo organizatë e mërgatës shqipare

Diaspora

LOBI, kjo organizatë e mërgatës shqipare

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:59
Kryetari i organizatës LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, Shukri Ymeri dhe zëdhënësi Skender Musliu

Kryetari i organizatës LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, Shukri Ymeri dhe zëdhënësi Skender Musliu, ishin të ftuar në njërin nga televizionet shqiptare, ku kanë biseduar për shumëçka rreth organizatës LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR.

Kryetari i LOB-it, Shukri Ymeri e nisi me atë se si ka arrit deri të ideja  e themelimit të organizatës e cila ka nisur nga ajo se duke e pasur parasysh faktin e ndodhive në shtetet shqiptare në Ballkan.

“E kishim parasysh se ishte më se e domosdoshme që të ndërmarrim diçka në këtë formë. Lobi Euro Atlantikë Shqiptarë është një organizatë mbarëkombëtare e cila si këshill iniciues u themelua me datën 20 shkurt te vitit 2016, ku gjatë rrugëtimit të saj arritëm t’i themelojmë disa degë në shtetet e Evropës formuam një komision për punën e mbajtjes së asamblesë për themelimin e LOBIT-it, ajo u caktua me 17 dhjetor me 2016 ku ishin prezent të gjithë anëtarët e degëve të atëhershme të themeluara kështu që u bë zgjedhja e kryesisë qendrore me vota të fshehta me kundër kandidat si dhe aprovimi i statutit dhe platformës të punës”, tha Z.Ymeri.

I pyetur kryetari i LOBIT se me çka konkretisht janë marrë gjatë këtij rrugëtimi me cilat aktivitete janë marr më shumë, ai është shprehur se: Në kryesisht kemi qenë të koncentruar paraprakisht për themelimin  e degëve në Evropë, kemi dy degë që janë më të rëndësishme dhe më domethënëse, janë degët e Kalabrisë dhe ajo e Greqisë, kemi bërë një përjashtim jashtë rregullit statutar  se  e kemi degën edhe në Itali  kështu që statuti nuk pranon në një shtet të jenë të themeluara dy degë, nëndegë po por jo dy degë.

“Në Greqi është e rëndësishme faktin që ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ku është numër i madh i të shpërngulurve në këtë periudhën e fundit prej Shqipërisë në Greqi, por ajo çka është me domethënëse është se ne e dimë që në Greqi ka shumë arvanitas, shumë shqiptarë nga e kaluara, mirëpo një përqindje bukur e madhe e arvanitaseve kanë humbë gjuhën ndoshta edhe traditat duke mos e ditur që janë arvanitas dhe janë më prejardhje shqiptare. Kështu që kontaktet e anëtarëve të LOBIT, dega e Greqisë fillon në vazhdimësi për kontakte dhe sqarime rreth të kaluarës së arvanitaseve kështu që një pjesë bukur e madhe e arvanitaseve duke ju falënderuar aktiviteteve dhe punës së shqiptarëve kanë filluar ta kuptojnë prejardhjen e tyre se kush janë ata, çka kjo ka një domethënie të jashtëzakonshme. Sa i përket Kalabrisë është jashtëzakonisht e rëndësishme se nëpërmes kontakteve kemi zbuluar një potencial të paparë të vlerave kombëtare që janë në Kalabri. Paraprakisht kemi kontaktuar me të madhin veprimtarin kolosal AT Antonio Belushi, i cili ka bërë gjatë gjithë jetës së tij aktivitete rreth interesave shqiptare ku në lidhshmëri me të kemi marr kontakte edhe me disa të tjerë”, është shprehur Kryetari Ymeri.

Ndërkaq zëdhënësi i organizatës Skender Musliu, tha se themelimi i LOBIT ka qenë kërkesë e kohës, kërkesë e mërgatës, sepse prej kur ekziston mërgata ekzistojnë edhe shoqata klube të shqiptarëve duke filluar nga ato më të vjetrat si “Vatra”,  që është në SHBA, por edhe nëpër shtete dhe kontinentet të tjera.

“Mirëpo karakteristikë e shoqatave është se ato kanë karakter dhe shtrirje shumë të limituar, ku kanë pasur aktivitete brenda qytetit apo edhe me ndonjë bashkëpunim, por që kanë pasur shumë sukses dhe kanë qenë të rëndësishëm sepse e kanë mbajtur gjallë kulturën dhe traditat shqiptare anë e mban botës. Mirëpo LOBI është një mega projekt, një projekt shumë i madh që në historinë e mërgatës shqiptare nuk ka ekzistuar, pse e them këtë e them se LOBI është një organizatë mbarë kombëtare, me karakter ndërkombëtar e mërgatës shqiptare që bashkon dhe organizon mërgatën nën një strukturë të vetme por të përbashkët veprimi që d.m.th., që kemi karakter jo vetëm në suaza të Evropës por ashtu siç flet edhe titulli Euroatlantik, që do kemi ç’asje përtej Atlantikut. Ne nuk do të ndalemi këtu është intenca jonë që ta vazhdojmë shtrirjen edhe ne kontinente të tjera të fuqizohemi edhe më tepër sepse sa më e fuqishme është mërgata aq më të fuqishëm janë shtetet tona amë, i gjithë aktiviteti ynë që bëhet fryti dhe rezultatet ne i transferojmë në shtetet tona amë.

Gjatë kësaj bisede që është zhvilluar në studio televizive, janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera rreth organizatë tjera rreth organizatës, po ashtu edhe politikëbërjes në shtet amë.

Për këto dhe shumë gjëra të rëndësishme mund ta ndiqni videon në vazhdim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat