Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi - Bota Sot
Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

Diaspora

E shtunë, 18 gusht 2018

Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:31
Zjarri i rënë në rrethinat e Athinës

 

Një ngjarje e shëmtuar është bërë publike këtë të enjte nga e përditshmja Kathimerini, e cila shkruan se policia ka vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar.

Arsyeja e arrestit ka qenë vjedhja që kishte kryer shqiptari tek ndihmat që janë dhënë nga shteti për të prekurit nga ferri i zjarreve që goditën muajin e kaluar periferinë e Athinës.

Në makinën e shqiptarit u gjetën disa ushqime si dhe dy pako me biskota. Policia ka nisur ta hetojë rastin, pasi beson se në grabitje është përfshirë dhe një 49 vjeçar me origjinë nga Greqia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit.

Kujtojmë se zjarri i rënë në rrethinat e Athinës shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test