Delegacion i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar takuan zëvendësministren Shkodra - Bota Sot
Delegacion i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar takuan zëvendësministren Shkodra

Diaspora

E shtunë, 18 gusht 2018

Delegacion i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar takuan zëvendësministren Shkodra

Nga: Bota Sot Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:54
Pamje nga takimi

Delegacion i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar ka nisur një vizatë në Kosovë.

Ky delegacion i cili është i kryesuar nga kryetari Shukri Ymeri është takuar me zëvendësministren Magbule Shkodra.

Në njoftimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, thuhet se është biseduar për angazhimet e përbashkëta rreth realizimit të projekteve të mëdha, shkruan "Bota sot".

“Një Delegacion i Lobit euro-atlantik shqiptar, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Shukri Ymeri po qëndron për një vizitë pune disa ditore në Kosovë.

Ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, delegacioni zhvilloj një takim në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Rep.se Kosovës, dhe u mirëprit ngrohtësisht nga zëvendës ministrja znj. Magbule Shkodra.

Gjatë këtij takimi përveç zhvillimeve aktuale në Kosovë, u bisedua edhe për angazhimet e përbashkëta rreth realizimit të projekteve të mëdha me ndikime pozitive te Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në strukturimin dhe unifikimin e Mërgatës shqiptare, si dhe çështje tjera të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në profilin e tyre në Facebook.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test