Sherr me armë në një lokal në Itali, shqiptari plagoset në këmbë

Diaspora

Sherr me armë në një lokal në Itali, shqiptari plagoset në këmbë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:37
Itali

Një përplasje me armë në një lokal në Itali ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi shqiptar.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spezia të vendit fqinj, në lagjen e njohur “Canaleto”.

Gazzeta di Parma bën me dije se shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Sant’Andrea dhe mjekët lajmërojnë se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasje që çoi në nxjerrjen e armëve, por pritet dëshmia e shqiptarit për autoritetet italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat