Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë.
Sipas mediave vendase, viktima është 36 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije. Trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.