LOBI EURO-ATLANTIK solidarizohet me popullin italijan, dhe shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njerëzve të tyre në tragjedinë e Ures Morandi.

Diaspora

LOBI EURO-ATLANTIK solidarizohet me popullin italijan, dhe shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njerëzve të tyre në tragjedinë e Ures Morandi.

Nga: N.A Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:06
Foto nga ngjarja

 Lobi Euro Atlantik Shqiptar në Mërgatë shpreh ngushellimet më të sinqerta familjeve të dy nënshtetasve shqiptar që humbën tragjikisht jetën në atë që mund të quhet një tragjedi e paralajmëruar humane, tmerri i Urës Morandi në Xhenova të Italisë. Shprehim ngushëllimet të gjithë familjarëve te viktimave të këtij aksidenti me përmasa tragjike dhe ju jemi pranë familjeve të dy bashkëatdhetarëve tanë, Edi Bokrina 32 vjeç nga Shkodra dhe Marjus Djerri 22 vjeç nga Berati, dy te rinj mergimtarë, që atë ditë si gjithë të tjerat e javës shkonin në punë, ajo punë me të cilën ndihmonin jo vetëm veten por edhe familjarët e largët e ëndrrat që kishin në jetë por si çdo i ri.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Lörach-Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat