Ekzekutoi vajzën gjatë grabitjes në Gjermani, policia italiane arreston shqiptarin

Diaspora

Ekzekutoi vajzën gjatë grabitjes në Gjermani, policia italiane arreston shqiptarin

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 22:31
Policia italiane

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Itali, pasi kërkohet në Gjermani për një vrasje të ndodhur në qytetin Aachen. Sipas mediave italiane, shqiptari do të udhëtonte me avion drejt Tiranës, por u zbulua se në fakt ai kërkohet nga autoritetet gjermane.

Emri i tij nuk është bërë i ditur dhe në sistemin e policisë çuditërisht ai rezultonte i pastër. Por, nisur nga intervistimi që iu bë dhe verifikimet e mëtejshme, policia italiane zbuloi në fakt se ndaj tij ka një urdhër kërkimi.

Shqiptari që rezultonte në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për vrasjen e një vajze 18-vjeçare në Gjermani gjatë një grabitje të ndodhur në Janar të vitit 2017. Adoleshentja mbeti e plagosur nga goditja me thikë, por ndërroi jetë në spital.

Pas grabitjes me pasojë vrasjen, 23-vjeçari ishte arratisur nga Gjermania. Tashmë i arrestuar në Itali, ai do të ekstradohet në shtetin gjerman për t’u përballur me akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat