Shqiptari rrahet për vdekje nga bashkëkombësi në Itali

Diaspora

Shqiptari rrahet për vdekje nga bashkëkombësi në Itali

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:12
Policia italiane

Një shqiptar humbi jetën në Itali pasi u rrah nga një bashkëkombës i tij.

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit të vrarë dhe të autorit të dyshuar, por thonë se viktima ishte 32 vjec. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal që kishte edhe një sallë lojërash. Shqiptari ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra nga rrahja e dhunshme.

Policia ka vënë në pranga një tjetër shqiptar, të akuzuar si autor të dhunës barbare ndaj bashkëkombësit të vet. Ai u arratis nga vendi i ngjarjes pasi rrahun shqiptarin por u vu në pranga më tej nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat