Kosova në rrugen e gjatë të levizjes pa viza në zonen e Schengenit

Diaspora

Kosova në rrugen e gjatë të levizjes pa viza në zonen e Schengenit

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:14
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Kosova priti, priti 6-vjet, dhe me në fund përmbushi 95-kritere vetëm e vetëm për t’vizituar “familjarët” e tyre në Europë, dhe atë si turist pa viza. 95 ishte numri i kritereve të vendosura në dialogun e liberalizimit të vizave me BE-Kosovë.

Gjashtë vjet pritje për t’udhëtuar pa viza brenda zones së Schengenit, i’u deshten popullit me të lashtë dhe më pro- Europian t’ botës, “ sui-generis”.

Megjithatë pritjes po i vije fundi! Dje durimi dhe angazhimi u palosen në kutinë e votimit në Parlamentin e BE-së, me 420 vota pro, dhe u sigurua zbritja tek "stacioni" i parafundit i liberalizimit të vizave për Kosovarët. Por për të ndodhur liberalizimi i plotë dhe levizja e lirë e qytetarëve të Kosovës duhët pritur “stacionin” e fundit, votimin dhe miratimin nga ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së..

Edhe kjo ,do t'ndodhë shpejt !!! Lobi Euro-Atlantik Shqiptar gjatë dy vieteve të fundit në lidhje me liberalizimin e vizave u është drejtuar dy herë radhazi institucioneve të Bashkimit Europian duke argumentuar dhe kërkuar që bisedimet për liberalizimin e vizave të zhvillohën në favor të qytetarëve të Kosovës.

Me daten 27.06.2017, kemi marrë një përgjegjie nga Komisioni Europian të cilën po e ndajmë me ju; “Ju faleminderoj për letrën t’uaj drejtuar Presidentit Juncker, në të cilën ju ndani preokupimet t’uaja lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Kryetari më ngarkoi mua që t’ju përgjigjem në emër të tij.

Bashkimi Europian i kushton rëndësi të madhe prespektivës europiane të Kosovës. Investimet e konsiderueshme financiare që Kosova ka përfituar në kuadër të reformave nga Bashkimi Europian e vërtetojnë këte. Që nga 1 prilli 2016 Bashkimi Europian dhe Kosova ndajnë relacione kontraktuale në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimi (MSA). Kjo marrëveshje paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për marëdhënie më tër ngushta politike dhe ekonomike që janë në interes të popullit të Kosovës. Ne kuptojmë rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Komisioni ka prezentuar një propozim legjislativ lidhur me këtë temë me 4 maj 2016, dhe tani pret nga Kosova që të zbatoj dy kërkesat e mbetura që përmenden në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Sa i takon pjesës tonë, Komisioni Europian është plotësisht i angazhuar në këtë proces. Për momentin, topi është në kampin e politikanëve kosovar. Ju keni përmendur disa preokupime që kanë të bëjnë me relacionet Kosovë – Serbi.

Një angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit është thelbësor për Prishtinën dhe Beogradin në mënyrë që t’ju mundësohet përparim në kuadër të një prespektive europiane, në interes të popujve të Kosovës dhe Serbisë. Ne shpresojmë që të dy palët do t’i respektojnë angazhimet e tyre.

Edhe pse Komisioni është i detyruar të jetë neutral ndaj statusit, më lejoni t’ju siguroj se Komisioni përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i mundësuar Kosovës të përparoj drejt reformave që lidhen me Bashkimin Europian. Ne konsiderojmë se zhvillimi i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.”( përfundon letra) LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat