Vodhi mijëra litra naftë në spital, arrestohet shqiptari në Greqi

Diaspora

Vodhi mijëra litra naftë në spital, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:22
Policia greke

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë në Greqi, pasi rezulton të jetë një ndër anëtarët e bandës, e cila vodhi 140.000 litra naftë gjatë periudhës 2013-2015 në spitalin e Rodos.

Kjo vjedhje është kryer nga një bandë, pjese e së cilës i përkiste edhe shqiptari 44-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Kujtojmë se nga kjo bandë është arrestuar me heret edhe një shqiptare 28-vjeçare dhe një grek 48-vjeçar.

Drejtësia greke akuzon këta persona, pasi në vitin 2013 vodhën një sasi të konsiderueshme nafte nga spitali i Rodos përmes tubacioneve nëntokësore.

Po ashtu, për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht të moshave 25 dhe 23 vjeç. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve, por policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat