E la e dashura, shqiptari e gënjen me videon e paparë

Diaspora

E la e dashura, shqiptari e gënjen me videon e paparë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:22
Ilustrim

Për ta detyruar ish të dashurën të kthehej me të, një 39-vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij duke xhiruar një video ku shfaqej me armë në kokë. “Lamtumirë dashuria ime”, i ka thënë ai ish-të dashurës dhe i ka dërguar videon. E tronditur vajza ka telefonuar policinë të cilët kanë shkuar në banesën e shqiptarit me banim në Itali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Policët e kanë gjetur shqiptarin të relaksuar në divan, shëndoshë e mirë, bëjnë të ditur mediat italiane. Policia ka bërë kontroll në banesë dhe aty kanë gjetur armë, fishek të kalibrit 38, armën që kishte përdorur në video që ishte gjysmë-automatike Glock dhe kaq ka mjaftuar që 39-vjeçari të përfundojë në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat