3 shqiptarët nga Kosova ndihmojnë gratë që u sulmuan në një klub nate

Diaspora

3 shqiptarët nga Kosova ndihmojnë gratë që u sulmuan në një klub nate

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:33
Pamje ku ka ndodhur rrahja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjenevë ku janë sulmuar katër gra nga një i panjohur. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një klub nate ku katër gratë kishin shkuar në klubin “Le Petit Palace” në Gjenevë. Pas orës 03.00 të mëngjesit, njërës prej tyre i afrohet një i huaj dhe e fton për një pije. Gruaja e re e mban mend mirë këtë person, sepse krahun e kishte vënë mbi banak.

Megjithatë, ajo e refuzon ofertën e tij dhe kthehet në pistën e vallëzimit me shoqet e saj. Aty, gjithashtu, një grua tjetër nga grupi ftohet nga një person tjetër. Më vonë, ai është përshkruar si i hollë dhe me flokë të zinj. Përveç kësaj, asaj mbrëmje në diskotekë ai kishte veshur një këmishë të verdhë me kafkë dhe kryqe mbi të.

Për grupin, mbrëmja përfundon pak më vonë në “Le Petit Palace”. Gratë e lënë lokalin mes orës 04.00-05.00 për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, kur atyre iu bashkua një grua tjetër e re që ishte e rrethuar me persona të panjohur dhe e sulmuar fizikisht. Shoqet nuk kanë ngurruar dhe kanë dashur ta ndihmojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Por papritur ato e gjejnë veten të përfshirë në një konflikt të egër.

Gratë nuk kishin asnjë mundësi për t’u mbrojtur kundër sulmit të keq të banditëve. Vetëm tre shqiptarë nga Kosova kanë arritur t’i dëbojnë autorët. Gjatë këtij sulmi, të plagosura mbetën pesë femra. Njëra nga to ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja. Pothuajse ka kaluar një muaj e gjysmë pas sulmit, janë zbardhur detajet e natës horror të Gjenevës dhe falë ndërhyrjes së tre shqiptarëve nga Kosova, gratë mundën të shpëtonin nga sulmi.

Sipas deklaratave të grave dhënë policisë, ato u sulmuan nga pesë persona dhe janë goditur me shqelma. Midis sulmuesve dyshohet se ka qenë edhe personi që e kishte vendosur krahun mbi banak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat