Mbi 32 -shqiptarë kandidatë në zgjedhjet lokale belge

Diaspora

Mbi 32 -shqiptarë kandidatë në zgjedhjet lokale belge

Nga: Ferid Shehu Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:00
Shqiptarët kandidatë në zgjedhjet lokale belge

Ne Belgjikë më 14 tetor 2018, do mbahen zgjedhjet komunale ku janë paraqitur si kandidate edhe 32 belgo-shqiptarë.Pjesëmarrja në zgjedhje në Belgjikë është me ligj e obliguar dhe ne zgjedhje lokale kane te drejte vote ata qe e kane shtetesine belge dhe ata qe e kane lejeqendrimin e perhershem ne Belgjike apo leternjohtimin per 5 vite te vazhduar.

Më poshte po i japim emrat e kandidateve te cilet kemi mundur me i grumbulluar. Me siguri ka me shumë por aq mundem me i mbledhur.

Partia frankofone DEFI paraqitet me tre kandidat: KEVINev LIKAJ,  27 vjeçar, analist biznesi.Kevini ka mbaruar fakultetin ne Belgjikë dhe eshte aktivist i dalluar. Me origjine nga Shqiperia. Kevini banon në Schaerbeek ku edhe ka kandiduar me listen e Bourgmestrit. DENISA NELA me origjine nga Kukesi, eshte  24 vjeçare ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe punon ne zyren e financave me nje organizate nderkombetare.Ajo eshte kandidate e partise DEFI ne komunen  Bruxelles Ville. ARSIM JAKUPI udheheqes i nje ndermarrjeje, kandidon me partine DEFI ne komunen Evere te Brukselit.

Partia Socialiste frankofone belge ka me se shumti kandidate shqiptare ne radhet e veta. Ajo kryesohet nga deputeti i mirenjohur AMET  GJANAJ i cili kandidon ne komunen e vet ne Molenbeek, pastaj vellai i tij AVNI GJANAJ 52 vejç kandidon ne komunen Ganshoren te Brukselit. Avniu nuk heziton me kerkuar ndihme te organet komunale per çdo kend qe ankohet per diçka.

HABIBE DURAKI kandidon ne Evere nga PS-,ajo ka mbaruar Fakultetin Juridik master ne kriminologji punon me nje vend te mire pune dhe eshte me origjine nga Shkupi.E martuar me 3 femijë. 

QENDRESA GERLICA, 26 vjeçare menagjere dhe njekohesisht studente e shkencave politike. Qendresa kandidon ne komunen e Bruxelles Ville ne listen e Burgmestrit Philippe Klosse.partia socialiste. Qendresa kalindur ne Prishtine  dhe babai e gjyshi jane me origjine nga Kaçaniku.

VAILE SHKODRA PS eshte 28 vjeçare me origjine nga Gjilani, punon ne Qendren kulturore Vatra si mesuese e frengjishtes per grate shqiptare dhe mesuese e vallezimit.

LUIZA  DURAKI- PS ne Anderlecht bashke me Vaile Shkodren kandidojne. Luiza ka mbaruar Fakultetin Juridik dhe punon me nje vend te mire pune kandidon per partine socialiste me origjine eshte nga Shkupi.

MUHAMET BEGAJ- PS kandidon ne komunen Saint Josse te Brukselit me partine socialiste. MEGI BALA dhe MARSEL DAMZI kandidojne bashke nen siglen e PS ne komunen Berchem Saint Agathe.

FLORIN KOLA, kandidon ne komunen Forest te Brukselit poashtu me partine socialiste. ELHAMI SHAQIRI eshte doktor i shkencave politike, ne Bruksel ka doktoruar, ka qene disa vite profesor Universiteti ne Tetove dhe Shkup.i flet rrjedheshem disa gjuhe te huaja.

ORNELA PRIFTI- PS me origjine nga Pogradeci kandidon ne Koekelberg ku eshte edhe Fatmir Limani poashtu nga Partia Socialiste. 

BEHAR SINANI- PS kandidon ne komunen Jette eshte 33 vjeçar me origjine nga Shkupi.E ka nje kompani te specializuar ne teknologjine kompjuterike. Ne qytetin Namur kandidon edhe politikania e njohur belgo-shqiptare NERMIN KUMANOVA me siglen e partise socialiste. 

Edhe KLAUDIA HAJDARI eshte  18 vjeçare nxënse dhe  kandidon ne qytetin flaman belg Vilvord me siglen e Partise socialiste SPA.

ALISA ALIU iu eshte bashkuar listes se burgmestrit liberal ne komunen Kokelberg te Brukselit. Alisa eshte mesuese  e muzikes, ka punuar shume vite ne shkollen shqipe ne Bruksel dhe me grupin e valleve.

KRISTELA   BYTYQI ka mbaruar master ne shkencat politike, punon ne Komisionin Europian dhe kandidon per keshilltare komunale ne komunen Ganshhoren. Kristelen e kemi pare aktive ne Senatin belg, ne Konferencen mbi shpetimin e hebrenjeve dhe ne Parlamentin Evropian me eurodeputetin Louis Michel ne Konferencen mbi denimin e krimeve te komunizmit ne Shqiperi..Poashtu Kristela ishet aktive edhe ne aktivitetet e LDK-se. Kristela eshte  30vjeçare me origjine nga Tropoja.

LAURE LIKA-partia  MR eshte kandidate ne komunen Schaerbeek te Brukselit  me partine MR, ajo ka mbaruar fakultetin dhe punon.

ALKETA SELIMAJ-  CDH eshte partia e saj ajo eshte kandidate ne komunen Koekelberg, ajo eshte 30 vjeçare me origjine nga Vlora Ka mbaruar fakultetin e drejtesise dhe master ne studime europiane.Ka punuar keshilltare politike e kryetares se Parlamentit Frankofon te Brukselit dhe Bashkepunetore e politikanes se njohur belge Joelle Milquet.

ADNAN REXHEPI eshte kandidat per keshilltar komunal ne qytetin Namur.Ai eshte shef i nje ndermarrje ndertimi ne Namur. Ai  i deklaroi RTK se" se me shkollen shqipe qe e organizon ne Namur dhe aktivitete tjera shpreson se do fitoj vota".

VIOLETE GASHI eshte aresimtare ne Bruksel dhe kandidon me partine CDH ne Schaerbeek.

ARBEN GASHI kandidon ne ANTVERPEN me partine e gjelber GROEN? Arbeni eshte aktiv shume dhe jane me nje liste me mikun e madh te shqiptareve ne Belgjike, eurodeputetin BART STAES.Arbeni  Eshte 27 vjeçar dhe eshte djali vellait te Z.Ramadan Gashi, Ambasador i Kosoves ne Senegal..Arbeni eshte me origjine nga Kosova.

DENIZA MIFTARI me origjine nga GJILANI? ka kandiduar me partine e gjelber GROEN ne qytetin Rosellare. Deniza eshte 22 vjeçare dhe studente e shkencave sociale.

HAMDI LATIFI, jeton ne  TIELT eshte kandidat i koalicionit  NVA_OPEN VLD.punon me nje ndermarrje transporti eshte me origjine nga Kosova.

ELISA MURIQI ka mbaruar fakultetin e shkencave politike dhe ka bere master.Punon ne UNICEF. Per kete vajza nga Kosova na thana fjale te mira mergimtaret nga Vilvordi: Natalie Begunca, Azem Breznica.etj.

Ne partine CDH ne Skarbek do konkuroj edhe ARTINA ROBAJ.

Ne qytetin HUY te Belgjikes LULZIM MUSTAFA do te garoj ne siglen e PS, ai ka qene dy here keshilltar komunal ne Huy. Pastaj Prof.i matematikes KASTRIOT  MEHMETI kandidohet nga partia MR sikur edhe EDONA SULEJMANI,   keta dy duan te behen keshilltar komunal te qytetit Huy nga partia MR. Edhe Arbresh nga partia Eolo ne Huy  kandidon per keshilltar komunal. Le te fitoje me i miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat