Plumbat e armës i fshihte në çorape! Si e kapi policia italiane hajdutin shqiptar

Diaspora

Plumbat e armës i fshihte në çorape! Si e kapi policia italiane hajdutin shqiptar

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:19
Sendet e sekuestruara nga Policia

Policia e Ternit në Itali ka vënë në pranga rastësisht një të ri shqiptar, i akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet e panë 34 vjeçarin shqiptar teksa po endej në mesin e një sërë automjeteve të rënda dhe të parkuara. Shqiptari me vete kishte dhe një motor të vogël me të cilin është larguar më tutje. Por patrulla ka vendosur ta ndjekë dhe kur e ka ndaluar ka gjetur një çantë me disa nga “mjetet e punës”... doreza, vegla për vjedhje si dhe tre telefona celularë.

Më tutje në kërkimin që është bërë në shtëpinë e të riut janë gjetur disa plumba pistolete të fshehura në një çorape. Pas kërkimit të mëtejshëm është gjetur dhe një pistoletë, e cila rezultonte se ishte vjedhur në një apartament në Bolognia. Në ktë moment policia ka vendosur për arrestin dhe një sërë akuzash për shqiptarin, i cili ka përfunduar në qeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat