Dy ekspozita të Destan Gashit në Vjenë

Diaspora

Dy ekspozita të Destan Gashit në Vjenë

Nga: Ajete Zogaj Më: 22 shtator 2018 Në ora: 22:33
Skupltura

“Në mesin e kopshtit është e vendosur  skulptura e Destan Gashit, skulpturë kjo me dy metra  lartësi, e punuar  prej mermeri të Karrarës me emrin „Drejtpeshim“ (Balance), të cilën galeria e ka blerë në vitin 2004. Që nga ajo kohë,  kjo figurë është bërë si shenjë e galerisë”- thotë ndër të tjera piktorja Barbara Gashi.

 Sipas një informacioni të dërguar nga piktorja akademike Barbra Gashi, skulptori i mirënjohur nga Kosova Destan Gashi, pas një pushimi në Kosovë, ka përgatitur disa ekspozita të cilat do t’u prezantohen artdashësve vjeneze në ditët dhe muajt në vijim.

Një  vjeshtë e pasur me punime brilante të gdhendura mjeshtërisht nga maestro Destan Gashi.  Dy ekspozita do të hapen në shtator, njëra më 21 shtator në  Galeri Plos në Sooss të Badenit në Austri, me 16 skulptura të mëdha, të gdhendura në mermerë të ndryshëm.

Sipas maestros Gashi, tani e shumë vite, skulpturat  e tij të gdhendura në gurë  janë të njohura dhe shumë të vlerësuara jo vetëm nga artdashësit e artistët, por edhe nga vizitorët e rëmdomtë  të galerisë në Sooss, ku skulptori Gashi ekspozon  rregullisht ekspozita me punimet e tij të mrekullueshme  që nga viti 1997. Skulpturat e tij përputhen për mrekulli me ambientin e qytezës Soossi, e cila është e njohur për peizazhet  e këndshme plot me vreshtari dhe për natyrën e bukur.

“ Në mesin e kopshtit është e vendosur  skulptura e Destan Gashit, skulpturë kjo me dy metra  lartësi, e punuar  prej mermeri të Karrarës me emrin „Drejtpeshim“ (Balance), të cilën galeria e ka blerë në vitin 2004. Që nga ajo kohë,  kjo figurë është bërë si shenjë e galerisë- thotë ndër të tjera piktorja Barbara Gashi.

Sipas  saj, edhe disa skulptura të tjera kanë gjetur vendin e qëndrueshëm dhe janë madje prej fillimit të punës së  Destan Gashit si skulptor, si për shembull „Kërmilli“ nga guri granit belg, të cilin skulptori Gashi e ka skalitur në vitin 1987, vetëm disa vite pas studimeve, ose „Rugovasja“ nga gur salli nga vitet 90. Por në ekspozitë  do të ekspozohen edhe  skulptura të reja, si:  „Simfonia“ nga mermeri i Wachauut të Austrisë ose „Hasjanja“ në stil modern, nga një mermer me vija rosë, bardhë, gri krejt si rrobet e grave të Hasit ose „Puthja“ nga mermeri Sölk.

Ekspozita do të qëndrojë prej 21 shator deri më 7 tetor 2018 në Heurigen Galerie C & M Plos, Hauptstrasse 161, 2504 Sooss afër Baden, AUSTRI dhe është e hapur çdo ditë nga ora 12.00.

Gjithashtu, në Galeri Wohlleb  më 28 dhe 29 shtator 2018,  për dy ditë atelietë dhe galeritë në becirkun e tretë të Vjenës hapin dyert për të interesuarit dhe dashamirë të artit me ekspozita të veçanta. Galeria Wohlleb në Vjenë ka ftuar Destan Gashin për të marr pjesë me 8 skulptura të tij në hapësirën e galerisë, galeria e njohur gjendet në qendër të Vjenës. Skulpturat të cilat do të jenë të ekspozuara janë në format më të vogëla se në Sooss. Maestro Gashi, na tha se është tejet i kënaqur që i është dhënë mundësia për të ekspozuar punimet e tij, katër skulptura, të cilat ai ka i skalitur nga një mermer i kuq nga vendlindja, nga Kosova,  i cili është ende i panjohur në Austri. Veprat nga ky guri janë:  „Ura“, „Ballerina“, „Vajza me top“, e „Julia“.

Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Tel 713 65 36 Orari: e premtë 28 shator dhe e shtunë 29 shator 2018 orari 14.00 - 20.00,  në ekspozitë do të jetë i pranishëm edhe artisiti me famë botërore i cili po na nderon para botës me vepra të mrekullueshme, maestro, Destan Gashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat