Komuniteti shqiptar në Brescia pret ministrin e Diasporës së Maqedonisë

Diaspora

Komuniteti shqiptar në Brescia pret ministrin e Diasporës së Maqedonisë

Nga: Petrit Aliaj Më: 22 shtator 2018 Në ora: 22:49
Pamje nga takimi

Nën përkujdesjen e presidentit të shoqatës “Shqiponja” zotit Sherif Nuredini e në bashkëpunim me drejtoreshën e Institutit shkollor zj.Paola Abondio në komunën Darfo Boario Terme(B.S) u mbajt një takim i rëndësishëm me ministrin e Diasporës së Republikës së Maqedonisë z,Edmond Ademi i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm në Venecia z.Muhamet Ragipi së bashku me drejtorin e axhensisë për emigracionin z.Nikolla Shallvarionov,këshilltarja e ministrit zj,Jana Bellkovsca si edhe këshilltari kryesor i ministrit zoti Rexhep Saliu.

Sigurisht në realizimin e këtij takimi me mjaft vlera,bashkëpunimi i antarëve të kryesisë së kësaj shoqate mundësoi një pjesëmarrje të mirëfilltë në auditorin e tej mbushur me shqipfolës ,pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare.

Në fjalën e tij të përshëndetjes z Sherif Nuredini falenderoi ministrin e diasporës së Maqedonisë dhe delegacionin që e shoqëronte për rëndësinë e vlerësimin që i kushtuan ardhjes së tyre në këtë takim të parë e të hapur me komunitetin shqiptar.

Edhe në fjalën e tij z.Edmond Ademi në mes të përgëzimeve dhe falenderimeve për organizatorët e pjesëmarrësit ,foli për hapjen e bisedimeve që kanë ndërmarrë me shtetin shqiptar për një sërë problemesh teknike, e ndër të tjera edhe për gjuhën shqipe .Ai theksoi se mbështetja që kjo ministri afron në drejtim të hapjes së shkollave të gjuhës shqipe dhe ato Maqedonase nuk do të mungoj në vazhdim simbas kërkesave,mbasi jemi në gjëndje të afrojmë edhe mësues nga Maqedonia.

Mjaft aktivistë në fjalën e tyre e përgëzuan z Edmond Ademi për këtë vizitë e cila edhe pse bëhet në kuadër të votimeve të referendiumit me dt 30 shtator 2018 ,një referendium i pa pranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë për faktin se vën në rrezik identitetin dhe ardhmërinë e tyre të cënuar.

Në vazhdim e mori fjalën edhe z.Nikolla Shallvarionov duke falenderuar pjesëmarrësit dhe organizatorët për pritjen dhe realizimin e këtij takimi .

Ai shpjegoi se agjensia që drejton,arrin të kryej në mbështetje të detyrave dhe pozicionit të mërgimtarëve ,përkujdesjen në zhvillimin e tyre kulturor ,lidhjet me organizata të ndryshme e krijimin e kushteve për përfshirjen e emigrantëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Rep.së Maqedonisë.

Me këtë rast shoqatës “Shqiponja” i u dorëzuan disa kopie të udhëzuesit për rajonet e Rep.së Maqedonisë si edhe Doracaku,ku në të përfshihen mjaft udhëzime e informacione për emigrantat në lidhje me të drejtat e detyrimet e tyre etj.

Në përfundim të vizitës së tij ky delegacion vizitoi klasën e nxënësve të shkollës shqipe të drejtuar nga mësuesja Shpresa Popaj dhe Arieta Kodra.Është viti i dytë që këto mësuese në bashkëpunim me mjaft prindër, arritën ta rrisin numërin e nxënësve dy fish këtë vit .

Me këtë rast unë në fjalën time,ndër të tjera e informova Ministrin e Diasporës së Maqedonisë z.Edmond Ademi për inisiativën që kanë ndërmarrë  disa shoqata në rajonin e Lombardisë për hapjen e Institutit të Kulturës Shqiptare në Brescia si qëndra më e madhe në numër me shqipfolës në të gjithë Italinë e me shumë mundësi mbështetje nga  intelektualë  të pregatitur për realizimin e këtij projekti me vazhdueshmëri të garantuar.                                                                                                                                   

Duke i a dorëzuar këtë projekt z. Edmond Ademi i shpjegova bashkëpunimin ndërmjet organizatës vullnetare”Interaction “në Brescia dhe Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistave shqiptarë në Itali(L.SH.A.SH.I) të mbështetur nga shoqata “Shqiponja” në Bergamo,”Vatra Shqiptare” në Lecco e  “Shqiponjat” në Mantova..Shoqata “Alba”në Calcinato.”Shqipëria e Re” Cremona e “Studenti” në Brescia si edhe Org.Internacionale “Rinia” në Riva del Garda së bashku me Degën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Milano e sigurisht edhe atë të Federatës së Shoqatave Shqiptare (F.N.A.I ) e cila drejtohet nga dott Anila Cenolli .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat