Kryenin plaçkitje dhe vjedhje në Athinë, zbulohen fotot e tre “skifterëve” shqiptarë

Diaspora

Kryenin plaçkitje dhe vjedhje në Athinë, zbulohen fotot e tre “skifterëve” shqiptarë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:06
Grabitësit shqiptarë

Publikohen fotot e tre shqiptarëve, antëtarë të një bande të kapur në 21 shtator, që kryenin plaçkitje dhe vjedhje në shtëpi në rrethinat në jug të Athinës.

Sipas Prokurorisë së Athinës duke pasur parasysh identitetet dhe fotografitë e tyre, tre shqiptarët janë anëtarë të një grupi kriminal që kryenin plaçkitje dhe vjedhje në shtëpitë në periferi të Athinës.

Banda pjesë e të cilës kanë qenë edhe tre shqiptarët u shpërbë në 21 shtator të këtij vitit nga Nën Prokuroria e Krimeve kundër jetës dhe Drejtorisë së Sigurimit të Pronës së Atikës.

Tre shqiptarët janë:

1.Adrian ( Ronald) Çobo 34 vjeç. ose ADRIAN RONALD e Bilbil dhe Milika, i lindur më 26.11.1984 në Shqipëri)

2.Vladimir Andrea 45 vjeç. ose VLADIMIR ANDREAS ose Thanasi ose DHIMAS e Kujtim ose DHIONIS ose DHILNIS ose Dionisi dhe HAVAKO ose Vitori ose Viktoria ose Avana, i lindur më 10.09.1973 në Shqipëri)

3.Vladimir Genaj 31 vjeç.  VLADIMIR i Skender dhe LILJAN, i lindur më 03.30.1987 në Shqipëri).

Sipas Prokurorisë së Atikës grupi kriminal ka qenë në survejim të policisë për një periudhë 6 mujore. Nga kontrollet ushtruar u janë gjetur të fshehura nëpër banesa të marra me qira automjete dhe motoçikletave të vjedhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat