Mbeti i vrarë gjatë tentativës për grabitje, zbulohet foto e shqiptarit

Diaspora

Mbeti i vrarë gjatë tentativës për grabitje, zbulohet foto e shqiptarit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:16
Eduard Kozi

Publikohet foto e shqiptarit që mbeti i vrarës pas tentatives për grabitjen e një dyqani në Itali.

Gjatë tentativës së grabitjes shqiptari Eduard Kozi mbeti viktimë, ai ishte babai i një djali.

 Në Itali, ai njihet si person që ka pasur probleme me ligjin.

Image

Kozi raportohet se kishte lejen e qëndrimit (soxhorno) në xhep kur efektivët e policisë gjetën kufomën e pajetë.

Në vitin 2014, përfundoi në burg me akuzën e një seri vjedhjesh mes Collestrada-s, Deruta-s, Torgiano-s dhe disa zonave në Tifernate. 

Operacioni që çoi në prangosjen e tij u kodua “Gëzuar Krishtlindjet”. Për ato akuza, Kozi qëndroi pas hekurave deri në vitin 2017 dhe më pas u dëbua nga Italia.

Më pas, hyn sërish në territorin italian për të marrë pjesë në një tjetër proces gjyqësor në Apel, ku akuzohet për dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat