I dënuar për vrasje në Itali, gruaja belge: Burri im është i mrekullueshëm!

Diaspora

I dënuar për vrasje në Itali, gruaja belge: Burri im është i mrekullueshëm!

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:05
Shqiptari Erjon S., 40 vjeç

Pas një vrasjeje në Itali, ai bëri një jetë të dyfishtë në Geluwe të Belgjikës.

Erjon S., 40 vjeç, ka dalë dje përpara gjykatës në Ypres.

Bashkëshortja e tij nga Geluwe iu drejtua me një letër gjykatës, duke shkruar se "Burri im është një burrë i mrekullueshëm dhe një baba i dashur. Fëmijët e mi nuk e kanë pranë babain e tyre dhe ata qajnë në shtrat gjatë natës. Çdo mbrëmje ai na telefonon dhe na pyet se si ishte dita jonë. Ne vizitojmë burgun çdo javë. Ne e dimë se ai ka bërë gabime, por e dua burrin tim".

Ai rrezikon tre vite burg në Belgjikë për falsifikim dhe dëshmi të rreme, ndërsa në Itali është dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen në vrasjen e një prostitute 20 vjeçare. Pas krimit, ai u arratis nga Italia bashkë me dy persona të tjerë.

Në Belgjikë, ai mori shtetësinë belge me një emër të rremë dhe një datë të rreme të lindjes. Ai u vendos në Geluwe, ku u martua dhe tani është babai i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.

Për nëntë vjet, ai mbajti sekretin brenda vetes, derisa policia e zbuloi. Me sa duket, italianët e kishin identifikuar nga telefonat që kishte zhvilluar.

Ai u transferua në Itali, ku e priti një gjyq i ri. Dënimi u reduktua në 17 vjet dhe u lejua ta kryente atë në një burg belg.

Tani ai duhet të përgjigjet për falsifikim, emërtim të rremë dhe mashtrim.

"Përveç një dënimi me burg, i akuzuari rrezikon të humbasë kombësinë e tij belge", thotë avokati mbrojtës.

Aktgjykimi ndaj tij do të jepet më 12 nëntor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat