423 mijë Euro vjedhje, kapet grupi i shqiptarëve në Francë

Diaspora

423 mijë Euro vjedhje, kapet grupi i shqiptarëve në Francë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:26
Ilustrim

Policia franceze ka goditur një grup shqiptar që kryente vjedhje në rajonet e Bordo dhe Toulouse.

Të arrestuarit janë pesë burra dhe një grua të moshave 30-40 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas policisë, ky grup ka vepruar nga mesi i Nëntorit 2017 deri në Tetor 2018 dhe ka kryer 98 vjedhje. Vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 423 mijë Eurove. 

Grupi i shqiptarëve ka grabitur kryesisht ar dhe bizhuteri. Autoritetet franceze kanë sekuestruar më shumë se 2 kilogramë ar gjatë aksionit për arrestimin e shqiptarëve
Policia i konsideron profesionistë shqiptarët grabitës. 

Ata vidhnin përgjithësisht banesat kur brenda tyre nuk kishte njeri. 

Prej disa ditësh gjurmonin shtëpinë që kishin si objektiv dhe shfrytëzonin mungesën e pronarëve për të hyrë brenda, duke thyer një dritare. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë të ditur, por në fakt janë personazhe të njohur për policinë, shkruajnë mediat franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat