Akademi Solemne dedikuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e pavdekshmërisë së tij

Diaspora

Akademi Solemne dedikuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e pavdekshmërisë së tij

Nga: Marsela Koci Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:20
Pamje nga akademia solemne dedikuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ne vitin jubilar kushtuar Skenderbeut Lobi Euro Atlantik Shqiptar ne Diaspore promovon “Bashkimi ben forcen” si rruga e vetme drejt perforcimit te mergates shqiptare ne bote. Te shtunën e 6 tetorit u mbaj ne Lörrach te Gjermanise nje Akademi Solmne kushtuar Heroit Kombetar Shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbe me rastin e perkujtimit te 550 vjetorit te humbjes se tij dhe shpalljes se vitit jubilar nga qeveria shqiptare.

Eventi u organizua nga Lobi Euroatlantik Shqiptar ne Diaspore me seli qendrore ne Lörrach dhe te tjera dege ne Zvicer, Belgjik, Itali, Greqi, Norvegji. L.E.A.Sh prezantohet si nje organizate mbarekombetare e vetmja ne llojin e vet me objektiv kryesor ate te bashkimit te shqipetareve kudo qe ndodhen ne emigrim dhe qe jane shqiptare nga vet Shqiperia , Kosova , Maqedonia, Mali i Zi dhe Arbereshet e Italise. Kjo ben qe te jete nje nga organizatat e para qe deshiron te jape nje mesazh konstruktiv dhe shprese per te gjithe shqiptaret me vlera patriotike dhe njohje per nje bashkim mes tyre gje qe gjithmone e kane bere kudo qe ndodhen me ane te shoqatave kulturore te shqipetareve kudo qe ndodhen por me nje perspektive me madhore dhe te qendrueshme ne kohe.

Perfaqesuesit e Lobit vleresohen per qartesi dhe autodeterminacion e nje njohje te the le te çeshtjes shqiptare prandaj deshirojne te afrojne persona qe me te vertete kane bere dhe vazhdojne te bejne per Shqiperine si, historian, shkrimtare, publiciste, humaniste, artist dhe biznesmen qe kane çte tregojne e te bejne diçka per Atdheun dhe bashkeatdhetaret kudo qe ndodhen neper bote. Ky mesazh u percoll ne dt 6 tetor ne hapesirat e Pallatit të sportit ne Lörrach ku u mbajt “Akademia Solemne ne perkujtim te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe “ ku perveç perfaqesuesve te degeve te ndryshme te Lobit neper Europe ishin ftuar te merrnin pjese edhe figura istitucionale si Zv. Ministrja e Zhvillimit Rajonal nga Prishtina Z.nja Magbule Shkodra, Kryetari I komunes se Ulqinit Z.Loro Nrekiç, Perfaqesuesi i Lugines se Presheves Z.Ragmi Mustafa Ambassadorja e Republikes se Kosoves ne Berna Z.nja Nazare Breca.

Te gjithe te ftuarit pershendeten perzemersisht kete iniciative dhe dhane mbeshtetje te padiskutueshme mbi organizaten dhe çdo hap qe do ndermerret ne te ardhmen ne dobi te mergates. Mbas fjalimit pershendetes te Kryetarit te Lobit Euro Atlantik Shqiptar , Z. Shukri Ymeri dhe Segretarit te Pergjithshem te organizates Z. Skender Musliu mes relatoreve u veçua prezenca e historianit Klodian Pasku nga Milano me fjalimin e tij, “Skenderbeu nje strateg inteligjent”, studiuesja dhe perkthyesja e dokumenteve historik mbi Shqiperine dhe gjuhen shqipe Frida Vokopola me nje studim mbi Skenderbeun te shtepise se studimeve albanologjike te vitit 1940, gazetari i mirenjohur kosovar Shaban Arifi qe kujton heroin si nje person të kulturuar, qe dinte 7 gjuhe dhe qe ishte i njohur si Kampion i Krishterimit nga 5 Papi Eugenio IV 1431, Nicola il V ne 1447, Calisto III ne 1455, Pio II ne1458 dhe Paolo II ne 1464. Pjese historike u mbyll me nje fjalim prekes te Arbereshit , kantautorit Alfio Moccia “Gjuha shqiptare ne komunitetin Arberesh dhe strategjite e ruajtjes se saj”, fjalim ne te cilin ai preku problemet qe komuniteti Arberesh sot Po perballon, si ate te largimit te te rinjve nga vendi dhe te mos krijimit te familjeve e lindjes se femijeve.

Me vjershen me ngjyra te thella patriotike te nje poeti te famshem Sicilian , Ignazio Buttitta elektrizoi zemrat e te pranishmeve. “Hiqini gjithcka nje populli, buken dhe veshjen , krevatin ku ai fle, pashaporten, lidheni me zinxhir por ai do ndihet perseri i lire. Nje popull behet i varfer kur i heqin gjuhen, vetem atehere ai do te humbase pergjithnji”!

Vlen te theksohet se ky manifestim trasmetoi nje mesazh shume te rendesishem atë qe Lobi Euro Atlantik Shqiptar ne Diaspore propozohet si nje rruge e vetme bashkimi mes shqiptareve neper bote qe nga jugu i Italise e Greqise deri ne ekstremin e veriut ne Norvegji sepse vetem te bashkuar, siç thoshte Heroi yne do te jemi te pamposhtur.

 “Lirine nuk ua solla une, atë e gjeta mes jush”. Gjergj Kastrioti Skenderbe 6 maj 1405 - 17 janar 1468. Eventi u shoqerua me muziken e Çiftelise dhe Sharkise te dy muzikanteve shqiptar te ardhur nga Greqia Bardhok Ndoci dhe Kujtim Kola perfaqesues te grupit “Zeri i vendlindjes” dhe perfundoi me vallet popullore te grupit Shqiponjat te ardhur nga Lecco e Italise dhe grupit te femijeve “Drita” te ardhur nga Zvicra dhe nen zerin e mrekullueshem te kengateres shqiptare Hidajete Miftari.

Ne salle shpaloseshin vedrà te artisteve shqiptar migrante me ekspozite te piktoreve Arjan Shehaj, Klodian Pasku, Viola Fusha, Renato Çala dhe libra te shkrimtarace Myftar Gjinbalaj, Lumturie Plaku, Syl Arifi e studjuesve Albert Gjoka e Frida Vokopola. Eventi u drejtua nga publicistja dhe aktiviste Marsela Koci dhe u ndoq nga RTK dhe RTM me gazetaren e mirenjohur Merita Çoçoli e cila recitoi dhe poezine e te madhit Fan Noli, “Anes Lumenjve”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat