Shqiptarët përleshen në burg me afrikanët

Diaspora

Shqiptarët përleshen në burg me afrikanët

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një incident ndodhi mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre afrikanë në burgun e Marasit në Itali.

Mediat vendase raportojnë se sherri mes të burgosurve shqiptarë dhe afrikano-veriorëve nisi në sallën e teatrit të burgut. Gjatë konfliktit, një i burgosur u plagos dhe u dërgua në spital, por pa pasoja serioze.

Pas këtij incidenti, që vjen disa ditë pas revoltës së dhushme në burgun e Sanremos, autoritetet e burgjeve në Itali kanë shprehur shqetësim për kushtet e sigurisë. Sekretari i bashkësisë policore rajonale, Michele Lorenzo denoncoi mungesën e personelit të burgut në krahasim me numrin e të dënuarve.

“Pavarësisht nga kontigjenti i vogël i policisë së burgjeve, arritëm të menaxhonim një ngjarje të rrezikshme pa pasoja”, tha ai. Sekretari Lorenzo shprehu shqetësimin se në shfaqjen teatrore të së dielës janë 140 të burgosur nën mbikëqyrjen e vetëm 6 policëve. Në këtë aspekt, ai ngriti alarmin edhe për sigurinë e personelit të burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat